Rruga drejt Botërorit 2026, bilanci i Shqipërisë me kundërshtarët e grupit K

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë kundër Anglisë, Serbisë, Letonisë dhe Andorrës në grupin K të eliminatoreve të Botërorit “SHBA-Meksikë-Kanada 2026”.


Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë kundër Anglisë, Serbisë, Letonisë dhe Andorrës në grupin K të eliminatoreve të Botërorit “SHBA-Meksikë-Kanada 2026”.

Verdikti i goglave të Nyon-it në Zvicër duket se nuk ka qenë shumë i favorshëm për kuqezinjtë pasi përballjet e mëparshme me rivalët në këtë grup nuk kanë qenë pozitive.

Kundër përfaqësues së Anglisë kuqezinjtë njohin vetëm humbje në gjashtë takime të luajtura në histori, teksa kanë shënuar vetëm 1 gol.

Sa i përket Serbisë, kuqezinjtë janë përballur vetëm dy herë. Bëhet fjalë për kualifikueset e Evropianit “Francë 2016”, me takimin e parë që iu dha fitorja në tavolinë kuqezinjve 0-3pas incidenteve në Beograd, ndërsa në sfidën e kthimit, ekipi i drejtuar në atë kohë nga De Biazi u mposht 0-2 në Elbasan.

Edhe precedentët me Letoninë nuk janë pozitive. Në pesë takime me ekipin baltik, të pesta janë mbyllur në barazim.

Precedentët më pozitivë Shqipëria i ka me Andorrën, të cilën në 7 takime, e ka mundur 5 herë, një barazim dhe një humbje në një miqësore në vitin 2002.

Takimet për Shqipërinë do të nisin në mars të vitit 2025 dhe do të përfundojnë në nëntor të po atij viti.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…