Transparenca e financave publike, Malaj: Të parët në rajon, më afër me vendet e BE-së

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se Shqipëria është renditur, nga institucione ndërkombëtare monitoruese dhe vlerësuese të transparencës buxhetore, shumë afër pragut që i referohet vendeve që ofrojnë informacione dhe materiale të mjaftueshme që mbështesin debatin publik për buxhetin.


Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se Shqipëria është renditur, nga institucione ndërkombëtare monitoruese dhe vlerësuese të transparencës buxhetore, shumë afër pragut që i referohet vendeve që ofrojnë informacione dhe materiale të mjaftueshme që mbështesin debatin publik për buxhetin.

Në takimin për prezantimin e platformës “Transparent Albania”, një portë unike për akses të shpejtë dhe të lehtë në informacion, Malaj tha se procesi i integrimit është pa dyshim një rrugëtim i gjatë dhe plot sfida.

“Çfarë kërkohet nga ne nuk është vetëm përmbushja e kritereve teknike, por edhe ndërtimi në themel i kulturës së besimit midis qytetarëve, institucioneve dhe partnerëve tanë europianë”, theksoi Malaj.

Malaj foli për progres në financa publike sa i takon buxhetimit, llogaridhënies dhe transparencës.

“Progresi është i dukshëm dhe ky nuk është një fakt që e themi ne. Këtë e thonë institucionet ndërkombëtare monitoruese dhe vlerësuese të transparencës buxhetore në të gjitha dimensionet e saj, si Open Budget Partnership, SIGMA-OECD, PEFA, të cilat në raportimet e tyre kanë vlerësuar progresin e qëndrueshëm të bërë nga Shqipëria në këtë drejtim”, theksoi ai.

Sipas ministrit, në vlerësimin e fundit të Open Budget Index në terma krahasimorë, në vitin 2023, Shqipëria u vlerësua me 57 pikë nga 38 pikë që vlerësohej më parë kundrejt 100 pikëve të mundshme.

“Ky pikëzim na renditi shumë afër pragut që i referohet vendeve që ofrojnë informacione dhe materiale të mjaftueshme që mbështesin debatin publik për buxhetin. Në këtë vlerësim, Shqipëria la ndjeshëm pas vendet e rajonit, si Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina dhe na pozicionoi më afër me vendet e BE-së, si Sllovenia dhe Kroacia”, tha ai.

Nga ana tjetër, Malaj vuri në dukje se referuar edhe vlerësimit PEFA, pikat e forta në transparencën e financave publike janë grupi i plotë i dokumenteve buxhetore të ofruara nga qeveria qendrore në Kuvend, që mundëson një pasqyrë të plotë të parashikimeve fiskale, propozimit të buxhetit dhe rezultateve fiskale të vitit aktual dhe atij të mëparshëm.

“Nota pozitive janë marrë edhe nga vlerësimi SIGMA, ku është vlerësuar zbatimi i buxhetit në përputhje me vlerësimet dhe raportet në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente, duke lejuar shqyrtimin në kohë të tij”, u shpreh Malaj.

Kreu i financave publike bëri të ditur se institucioni që ai drejton në mënyrë të vazhdueshme, jo vetëm ka rritur transparencën ndaj publikut, por edhe e ka bërë informacionin më cilësor dhe të kuptueshëm.

“Sot, të gjitha dokumentet kryesorë buxhetorë, si dhe raportet e performancës financiare dhe jo financiare publikohen periodikisht duke i garantuar publikut akses në çdo kohë. Buxheti vjetor gjithashtu publikohet në një format të thjeshtëzuar dhe të kuptueshëm për qytetarët, për të bërë të mundur që ai të kuptojë se nga vijnë të ardhurat dhe se si shpenzohen paratë e tyre”, deklaroi Malaj.

Edhe në drejtim të digjitalizimit të menaxhimit të financave publike, theksoi ai, janë krijuar platforma bashkëkohore, bazuar në teknologjinë e informacionit që sigurojnë prodhimin e informacionit në kohë reale dhe me saktësi.

“Në këtë frymë dhe prezantimi sot i platformës interaktive “Albania Transparency” përbën një hap tjetër kyç në ofrimin e informacionit buxhetor të plotë dhe cilësor për publikun e gjerë, përmes së cilit çdo qytetar do të mund të ndërveprojë me opinione dhe sugjerime. Në fillim informacioni do të jetë i konceptuar kryesisht për projektet e investimeve, për t’u shtrirë më pas për të gjitha shpenzimet buxhetore. Kryesisht do të jenë informacione që lidhen me shpenzimet kapitale faktike, por edhe të detajuara sipas realizimeve përkatëse”, u shpreh ministri.

Malaj, duke i cilësuar financat publike si një shtyllë kyçe në dobi të transparencës, theksoi se është forcuar ndjeshëm sistemi i raportimit financiar.

“Sot, të dhënat e gjeneruara mbi shpenzimet dhe të ardhurat buxhetore janë plotësisht të aksesueshme nga publiku. Në këtë frymë, rritja e transparencës, modernizimi i teknologjive dhe forcimi i kapaciteteve institucionale mbeten çështje për të cilat ne po punojmë intensivisht duke i adresuar. Ne besojmë se përmes rezultateve të prekshme, kapërcimi i çdo sfide na bën ne të jemi një hap më afër BE-së”, deklaroi Malaj.

Burimi: ATSH

Buxheti 2025, Veliaj: Nisim ndërtimin e pesë shkollave të reja

Numri i shkollave të reja të ndërtuara në 10 vitet e fundit do të jetë mbi 50.

Global 360

”Politico”: Meloni personi më i fuqishëm në Evropë në 2025

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fituar titullin e personit më të fuqishëm në Evropë të dhënë nga gazeta ”Politico” në…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Buxheti 2025, Veliaj: Nisim ndërtimin e pesë shkollave të reja

Numri i shkollave të reja të ndërtuara në 10 vitet e fundit do të jetë mbi 50.