Buxheti 2025, Veliaj: Nisim ndërtimin e pesë shkollave të reja

Numri i shkollave të reja të ndërtuara në 10 vitet e fundit do të jetë mbi 50.


Numri i shkollave të reja të ndërtuara në 10 vitet e fundit do të jetë mbi 50.

Gjatë dëgjesës për buxhetin e vitit 2025, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantoi projektet kryesore të investimeve për vitin e ardhshëm, duke e vënë theksin te ndërtimi i shkollave të reja, qendra për fëmijët e spektrit autik dhe ato për të moshuarit.

Kreu i bashkisë njoftoi ndërtimin e disa shkollave të reja në zona kyçe të kryeqytetit, përfshirë lagjen “Rilindja” tek Astiri, Saukun dhe zonën e Liqenit të Thatë.

“Unë besoj se kemi bërë mjaftueshëm, kemi bërë mbi 100 kënde lodrash, 101 kopshte dhe çerdhe ku hahet ushqim bio. Pra një super revolucion. Të njëjtën gjë kemi bërë te Piramida, ku kurset i paguan bashkia e Tiranës. Pra, do të mësosh zanatet e kohës moderne, me kodim, me inteligjencë artificiale, do t’i paguajë bashkia. Të njëjtën gjë kemi bërë edhe me shkollat. Kemi 45 shkolla të reja. Tani do fillojmë pesë shkolla vetëm në zonën e lagjes “Rilindja”, te Astiri, Unaza e Madhe. Do të fillojmë dy shkollat e reja në Sauk te Spitali i Arabit dhe tek Akademia e Policisë. Do të fillojmë dy të tjera, një te Liqeni i Thatë dhe një te Parku Olimpik dhe unë them që edhe këtu do mbahemi mend si administrata që i la bashkisë mbi 50 shkolla të reja”, theksoi ai.

Një projekt tjetër ambicioz është ndërtimi i Qendrës së Fëmijëve për spektrin autik dhe sindromën down në Njësinë 2. Veliaj e cilësoi këtë projekt si më të madhin e këtij lloji në Ballkan. “Një nga gjërat më të bukura që do bëjmë në këtë buxhet, meqë jemi te Njësia 2, ish-qendra “Pëllumbat” tek Ambasada amerikane, i ka kaluar si pronë bashkisë së Tiranës. Ne do bëjmë qendrën më të madhe ditore për fëmijët e spektrit autik në Ballkan. Në fillim të vitit do të kemi garën për arkitekturën e Qendrës së Fëmijëve për Spektrin Autik dhe Sindromën Down. Shpresoj që ta ndërtojmë në kohë rekord për të gjithë fëmijët, por sidomos për prindërit që bëjnë dy sakrifica, edhe pas fëmijës, edhe për të mbajtur shtëpinë, t’u japim një lehtësi të jashtëzakonshme dhe ta kthejmë në qendrën më të mirë të ekselencës së këtyre shërbimeve sociale në gjithë Ballkanin”, deklaroi ai.

Për herë të parë, bashkia e Tiranës do të ndërtojë qendra sociale për të moshuarit në zonat periferike, përkatësisht në Vaqarr dhe Zall-Herr. “Për herë të parë ne do të sjellim qendra të reja komunitare në Vaqarr edhe në Zall-Herr. Janë dy zona që janë të konsiderueshme në numër, mbi 10-15 mijë banorë. Në këtë sens, dy zonat e para periferike ku ne do të çojmë shërbimin e qendrave komunitare, do të jetë Zall-Herri dhe Vaqarri”, shtoi Veliaj.

Lexo më shumë nga

Arkëmorti i Kryepeshkopit Anastas vendoset në kriptën e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Kryepeshkopi Anastas kishte lënë amanet për t’u prehur në këtë katedrale, për të cilën ai vetë kontribuoi për ta ndërtuar.

Global 360

Ahmad al-Sharaa emërohet zyrtarisht president i Sirisë

Administrata gjithashtu autorizoi al-Sharaa të krijojë një këshill të përkohshëm legjislativ për të mbikëqyrur qeverisjen derisa të miratohet dhe zbatohet…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Arkëmorti i Kryepeshkopit Anastas vendoset në kriptën e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Kryepeshkopi Anastas kishte lënë amanet për t’u prehur në këtë katedrale, për të cilën ai vetë kontribuoi për ta ndërtuar.