Gonxhja: Teatri i Kukullave, pol i jashtëzakonshëm atraktiv për jetën e Tiranës

Në inaugurimin e Teatrit të Kukullave, ministri i MEKI e vlerësoi teatrin si një institucion të dashur për brezat.


Në inaugurimin e Teatrit të Kukullave, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja e vlerësoi teatrin si një institucion të dashur për brezat. “Godina e cila restaurohet pas 100 vjetësh ka luajtur një rol në historinë e qytetit dhe gjithë Shqipërisë”, u shpreh ministri i MEKI-t në fjalën e tij, duke kujtuar se fillimisht kjo ndërtesë shërbeu si klubi i oficerëve, më pas si godina e parlamentit e në vitin 1960 u transformua në teatër.

Gonxhja tha se, kjo godinë kontribuoi në krijimin e identitetit tonë kulturor.

Më pas ministri renditi një sërë polesh të rëndësishme kulturore të cilat po transformohen si, Muzeu Historik Kombëtar, Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura, Teatri Kombëtar që po ndërtohet nga themelet, Muzeu “Besa” në ish banesën e Toptanasve, Qendra e re Kombëtare Kulturore e Fëmijëve që do të inaugurohet së shpejti, etj.

Gonxhja theksoi se, gjithë kjo përpjekje synon më shumë se rigjallërimin e disa godinave por vizionin për të vendosur kulturën dhe artin në qendër të identitetit tonë kombëtar dhe zhvillimit shoqëror.

Ministri vlerësoi punën e madhe që është bërë për ta rikthyer Teatrin e Kukullave në identitetin e tij. “Më në fund kemi një teatër modern të gatshëm të shndërrohet në një pol të jashtëzakonshëm atraktiv për jetën e Tiranës, i denjë për brezat e sotshëm e të ardhshëm”, tha Blendi Gonxhja.

Sipas tij, vogëlushët spektatorë të këtij teatri do të jenë nesër jo vetëm qytetarë më të mirë por edhe politikanë më të mirë duke i kthyer një borxh parlamentit të dikurshëm që u mblodh këtu.

Burimi ATSH

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.