Gonzato: Teatri i Kukullave, pjesë e rëndësishme e historisë shqiptare

Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato tha se, projekti i Bashkimit Evropian për kulturën (EU4Culture) është nga më të rëndësishmit për BE


I pranishëm në inaugurimin e Teatrit të Kukullave, ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato tha se, projekti i Bashkimit Evropian për kulturën (EU4Culture) është nga më të rëndësishmit për BE, pasi jo vetëm restaurohen godina, por këto restaurime sjellin të mira për qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“Këtu bëhet fjalë më shumë se vetëm për Teatrin e Kukullave, por për një ndërtesë me histori dhe ne restaurojmë monumente”, tha Gonzato.

Për ambasadorin e BE, procesi i integrimit s’ka të bëjë vetëm me rregullore dhe me ekonominë, por me shndërrimin e gjithë shoqërisë, me të drejtat e barabarta të cilat duhet t’i gëzojnë të gjithë.

Gonzato ftoi shqiptarët të mos humbasin identitetin. Edhe pse BE, shpesh akuzohet se asimilon kultura, apo iu tregon të gjithëve se si duhet të jenë, për ambasadorin, forca e BE qëndron tek larmia.

“Ne sjellim talente, kultura e histori të ndryshme. Jemi jo vetëm të bashkuar por edhe të larmishëm. Të gjitha këto ndryshime që kemi vijnë nën një emërues të përbashkët: vlerat e Bashkimit Evropian”, tha ambasadori Silvio Gonzato.

Ndërtesa e Teatrit Kombëtar të Kukullave u ndërtua në 1924. Godina historike e Teatrit të Kukullave tashmë është me strukturë të konsoliduar, sipas standardeve të institucioneve të tilla në botë. Skena është e lëvizshme dhe me sistem ndriçimi që ndjek dinamikat e skenës.

Sot gjithçka është gati për shtëpinë e re të kukullave, për fëmijë, prindër e gjyshër dhe aktorët më në fund do të kthehen në shtëpinë e tyre funksionale.

Burimi ATSH

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…