Vengu: Projektligji për forcën rezerviste kompleton strukturën e shërbimit ushtarak

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu prezantoi sot në Komisionin për Sigurinë Kombëtare projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e forcës rezerviste”.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu prezantoi sot në Komisionin për Sigurinë Kombëtare projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e forcës rezerviste”.

Ky projektligj synon kompletimin e strukturës së shërbimit ushtarak në rezervë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, theksoi ministri.

Ai shtoi se, nëpërmjet kësaj nisme, Qeveria Shqiptare garanton rritjen e gatishmërisë dhe kapaciteteve të mobilizueshme duke bërë një hap të madh përpara drejt forcimit dhe konsolidimit të Forcave të Armatosura dhe Mbrojtjes Civile.

“Në të njëjtën linjë me vendet aleate, të cilat prej kohësh po studiojnë modele për krijimin e mundësive të reja për rekrutim, sot Shqipëria aplikon një qasje të re duke synuar rritjen e numrit të komponentit rezervist deri në 2️0% të forcës aktive”” tha ndër të tjera Vengu.

Ministri theksoi se, “projektligji na jep instrumentet për të pasur një forcë rezerviste tërheqëse për ata, në Shqipëri dhe Diasporë, që dëshirojnë të kontribuojnë në sigurinë e vendit”.

Ministri falënderoi deputetët e pranishëm në komisionet përkatëse për mbështetjen që i kanë dhënë këtij projektligji.

“Jam i bindur se aplikimi i tij do të mundësojë ngritjen e një trupe rezerviste bashkëkohore, në përputhje me kërkesat e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO)”, tha Vengu.

Burimi ATSH

Biznesi platformë ekonomike për zhvillim të qëndrueshëm, konkurrueshmëri dhe inovacion

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, në bashkëpunim me shoqatat më të rëndësishme të biznesit, kanë hartuar një Platformë Ekonomike…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Biznesi platformë ekonomike për zhvillim të qëndrueshëm, konkurrueshmëri dhe inovacion

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, në bashkëpunim me shoqatat më të rëndësishme të biznesit, kanë hartuar një Platformë Ekonomike…