Votimi nga jashtë, Celibashi: KQZ-së i është dhënë buxheti për të mbuluar pagesën e postës

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot se qeveria i ka dhënë KQZ-së buxhetin për të mbuluar shpenzimet për pagesën e postës për votimin e qytetarëve nga jashtë Shqipërisë


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot se qeveria i ka dhënë KQZ-së buxhetin për të mbuluar shpenzimet për pagesën e postës për votimin e qytetarëve nga jashtë Shqipërisë, por siç u shpreh ai për të kryer procedurën duhet bërë një ndryshim në Kodin Zgjedhor.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në nënkomisionin e Kuvendit për diasporën dhe migracionin, në lidhje me përgatitjen dhe mbarëvajtjen e procesit të votimeve për qytetarët jashtë Shqipërisë, Celibashi tha se, “nëse ka një gjë të cilën unë personalisht e kam në vëmendje por edhe si institucion është besimi që do të duhet të reflektojmë tek të gjitha palët në këtë proces dhe siç e tha edhe deputeti Çollaku kjo është një çështje shumë sensitive sepse mund të hedhë në erë të gjithë procesin, jo vetëm procesin e votimit nga jashtë”.

“Nëse ky proces do të ketë një problematikë, kjo problematikë e këtij procesi me siguri do të afektojë të gjithë procesin zgjedhor në Shqipëri ndaj kemi të gjithë vëmendjen që do të duhet të kemi për ta bërë këtë proces të sigurt por edhe të parë të tillë nga të gjitha palët”, tha ai

“Po punojmë ngushtë me partitë politike, përfshirë edhe PD-në. Po me gjithë partitë politike kryesore të jetës politike të këtij vendi dha fakti që të gjitha aktet deri tani kanë kaluar pa kontestim, do të thotë që ne e kemi pasur në vëmendje këtë lloj qasje, por natyrisht akoma dhe më shumë për të ardhmen ngelet që të punojmë në këtë drejtim. Partitë kanë akses që nga hapi 1 e deri në përfundim të procesit të regjistrimit të votuesve nga jashtë”, u shpreh Celibashi.

Ai tha se është një proces që ka mundësi reale të monitorohet nga partitë politike. “Ato kanë të drejtë të caktojnë vëzhgues, kanë të drejtë për dy auditues teknikë edhe të procesit të regjistrimit të votuesve nga jashtë që në sekondën e parë kur nis procesi. Kanë të drejta për ta këqyrur si funksionon, të marrin informacion etj. Të ngarkojnë ekspertë të çdo lloj natyre, për çdo shqetësim a dyshim që mund të kenë për të gjithë elementet e këtij procesi”, u shpreh kryekomisioneri i zgjedhjeve.

“Po kështu qëndron qasja edhe për administrimin e fletëve të votimit. Që nga momentin që fleta e votimit mbërrin në kufirin e Republikës së Shqipërisë procesi është i monitoruar me kamera, do të jenë në transmetim në kohë reale për këdo tjetër nëse do të monitorojë dhe të këqyri. Po kështu edhe procesi i dokumentacionit zgjedhor në KQZ”, vijoi Celibashi.

Celibashi zbuloi edhe propozimin e tij që ka të bëjë me tavolinën ku do numërohen votat.

“Numërimi e vlerësimi i fletëve është në prani të partive politike, krahas dy punonjësve të KQZ-së në tavolinë, në draftin që i kam paraqitur Komisionit Rregullator, kam parashikuar që dy partitë PS dhe PD të kenë një njeri që qëndron ulur aty, me status prezence. Procesi është i monitoruar me kamera në çdo tavolinë”, tha ai.

“Nga ana tjetër”, shtoi Komisioneri, “i kam propozuar Komisionit Rregullator që partitë parlamentare të vendosin veton për këdo nga anëtarët e stafit të KQZ që nuk është i denjë për ta kryer procesin e monitorimit.

Celibashi tha gjithashtu se ka pasur diskutime me qeverinë shqiptare lidhur me tarifën e shërbimit postar.

“Është sugjeruar që për këtë proces zgjedhor të parë të votimit nga jashtë kostoja e dërgesës së fletës së votimit në vend të paguhet nga shteti shqiptar dhe duket që tashmë e kemi vullnetin e qeverisë dhe të Kuvendit sepse në ligjin për buxhetin të miratuar disa ditë më parë i është vënë në dispozicion KQZ-së buxhet për të paguar tarifën postare si në dërgim ashtu edhe në kthim të fletës së votimit”, u shpreh ai.

“Për këtë, shtoi Celibashi. “do të duhet të bëhet një ndryshim në Kodin Zgjedhor sepse në momentin që KQZ do të organizojë procedurën prokuruese sot sipas ligjit detyrohemi të prokurojmë vetëm shërbimin e dërgesës. Meqenëse faktikisht paratë ne i kemi do të duhet që të ndryshojë Kodi Zgjedhor që t’i hapë rrugën edhe ligjërisht procesit të prokurimit edhe për shërbimin e dërgimit mbrapsht të fletës së votimit”.

“Besoj që me fillimin e vitit janari, shkurti do të realizohet kjo procedurë. Kemi bërë përllogaritje, kemi pasur kontakte me operatorë të shërbimit postar duke filluar nga brandet e njohura ndërkombëtare si DHL, UPS, FEDEX etj, përfshirë në fakt edhe postën Shqiptare, sepse nuk mundet apriori ta përjashtojmë, por natyrisht ligji na ka dhënë të drejtën dhe na ka obliguar që fillimisht të negociojmë me operatorë ndërkombëtarë dhe duket që ka interes nga të gjitha palët dhe tej tarifave zyrtare që ato kanë publikuar dhe që në fakt janë të miratuara nga AKEP-i, kanë ofruar jo në mënyrë zyrtare tarifa më të ulta dhe mendoj që në procesin e prokurimit dhe të tenderimit do të ofrojmë tarifa më të ulta”, tha ai.

Sa i përket vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit, Celibashi tha se, “i kemi kërkuar informacion Ministrisë së Brendshme të na japë informacion të dimë sesa është numri i atyre zgjedhësve të cilët nuk kanë dokument identifikimi të vlefshëm ose i skadon në 11 maj të 2025. Kështu do të kuptojmë nëpërmjet numrave gravitetin e kësaj problematike. Nuk di të them nëse qeveria nëpërmjet aktit normativ, apo edhe Kuvendi do të marrë iniciativën që të shtyjë vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit sikurse e ka bërë në vitin 2021 dhe i kërkohet që KQZ ta bëjë këtë”.

“Nga pikëpamja profesionale unë kam qenë gjithmonë kundër shtyrjes së vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit në këtë mënyrë. Jemi unik në botë ku kemi një dokument identifikimi me një datë vlefshmërie të shënuar aty dhe virtualisht e konsiderojmë që kjo nuk skadon në 2025, por skadon në 2027-ën. Megjithatë duke qenë realisht për natyrën e problematikës ia kemi rekomanduar qeverisë shqiptare në vitin 2025 edhe unë si Komisioner Shtetëror që të shtyhet vlefshmëria e dokumenteve të identifikimit për votuesit të cilët nuk posedojnë një të tillë apo iu skadon në ditën e votimit”, tha Celibashi.

Burimi ATSH

Ecin në çift, ndjenjat e thella mes presidentit Xi Jinping dhe bashkëshortes Peng Liyuan

Presidenti kinez Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan mbërritën në Makao për të marrë pjesë në kremtimet e…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ecin në çift, ndjenjat e thella mes presidentit Xi Jinping dhe bashkëshortes Peng Liyuan

Presidenti kinez Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan mbërritën në Makao për të marrë pjesë në kremtimet e…