Abbott: Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria, partnerë në luftën kundër krimit

Ambasadori britanik në vendin tonë, Nick Abbott dhe Sekretari i Dytë i Përhershëm i Zyrës së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, Simon Ridley, bashkë me një grup oficerësh shqiptarë vizituan kufirin Kosovë-Shqipëri.


Ambasadori britanik në vendin tonë, Nick Abbott dhe Sekretari i Dytë i Përhershëm i Zyrës së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, Simon Ridley, bashkë me një grup oficerësh shqiptarë vizituan kufirin Kosovë-Shqipëri.

Ambasadori Abbott në videomesazhin e tij tha se “dialogu dypalësh mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë mbi krimin e rëndë dhe të organizuar me pjesëmarrjen e Sekretarit të Dytë të Përhershëm të Zyrës së Brendshme të MB, Simon Ridley shënon një hap përpara në partneritetin tonë. Ne mund të shohim nga afër rëndësinë e sigurisë së fortë kufitare dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Ky vend tregon qartë se partneriteti ynë ka rëndësi, rrjetet kriminale nuk respektojnë kufijtë, ndaj përgjigjja jonë duhet të jetë e koordinuar dhe vendimtare”.

Abbott shtoi se “partneriteti mes dy vendeve fokusohet në tri fusha: Forcimi i sigurisë kufitare dhe qëndrueshmëria institucionale; zgjerimin e ndarjes së inteligjencës dhe operacioneve të përbashkëta; synimi i financave kriminale nëpërmjet sekuestrimit dhe rikuperimit të pasurive.

Ky dialog ndërtohet mbi bashkëpunimin tonë të fortë ekzistues dhe shënon një kapitull të rëndësishëm në përpjekjet tona të përbashkëta. Kështu duket një partneritet modern, efektiv për sigurinë, praktik, i fokusuar dhe që jep rezultate që bëjnë ndryshim në jetën e njerëzve”.

Ekipet vizituan kufirin Kosovë-Shqipëri, ku oficerët e Mbretërisë së Bashkuar dhe ata shqiptarë punojnë krah për krah duke përdorur teknologjinë më të fundit për të luftuar pastrimin e parave, për të trajtuar trafikun e drogës dhe për të mbrojtur qytetarët e vendeve tona. Ambasadori britanik Nick Abbott theksoi gjithashtu se “duke kombinuar ekspertizën dhe burimet tona, ne po e bëjmë më të vështirë se kurrë veprimin e kriminelëve. Kjo ka të bëjë me arritjen e rezultateve konkrete, sekuestrimin e pasurive, shkatërrimin e rrjeteve dhe mbrojtjen e qytetarëve tanë”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.