Arsimi profesional, Balluku: Me rëndësi bashkëpunimi me sipërmarrjet për praktikën e nxënësve

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku theksoi sot rëndësinë e bashkëpunimit mes bizneseve dhe industrisë me shkollat profesionale për t’u mundësuar praktikën nxënësve nga shkollat profesionale.


Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku theksoi sot rëndësinë e bashkëpunimit mes bizneseve dhe industrisë me shkollat profesionale për t’u mundësuar praktikën nxënësve nga shkollat profesionale.

Balluku vizitoi sot një nga kompanitë fason në Lushnjë, e cila punëson 160 punonjës dhe sot po prodhon veshje për markat më të njohura italiane.

Balluku u shpreh se ka një sërë profesionesh që duhen formuar në arsimin profesional, ndaj dhe qeveria ka vendosur në fokus këtë arsim.

“Qeveria shqiptare ka nisur një fushatë për të sensibilizuar të rinjtë, të cilët janë në moshë për të hyrë në gjimnaz që të mos zgjedhin të gjithë gjimnazin e përgjithshëm. Ka një sërë profesionesh që duhen formuar në arsimin profesional dhe për këtë arsye gjatë vitit 2024 ne kemi pasur zëra të dedikuar në buxhet për rikonstruksionin e shkollave, rritjen e kurrikulave profesionale, madje edhe të disa prej konvikteve, duke qenë se shkollat profesionale kanë pasur edhe në bazën e konceptimit të tyre njësi akomodimi për fëmijët që vinin nga zona më të largëta, të cilët deshën të merrnin një profesion për tu kthyer pastaj në zonën e tyre”, u shpreh ajo.

Për këtë, vijoi ajo, rol ka edhe vet biznesi dhe industria.

“Kështu që të gjitha këto ne po i bëjmë dhe unë shpresoj shumë që të luajnë rol edhe vetë bizneset, edhe vetë industria duke bashkëpunuar me shkollat profesionale dhe duke i krijuar mundësinë këtyre fëmijëve që edhe gjatë periudhës së shkollës të bëjnë praktika dhe të fillojnë të lidhen me profesionin”, deklaroi Balluku.

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…