Hapja e grup-kapitullit të gjashtë, Rama: Jemi në momentin më të mirë të historisë

“Ne shpresojmë ta bëjmë Shqipërinë Europën e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh sot Kryeministri Edi Rama në Bruksel pas konferencës së tretë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.


“Ne shpresojmë ta bëjmë Shqipërinë Europën e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh sot Kryeministri Edi Rama në Bruksel pas konferencës së tretë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Péter Szijjártó, ministër i Punëve të Jashtme të Hungarisë, vend që mban Presidencën e Këshillit të BE-së, dhe Marta Kos, Komisionere për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Rama u shpreh se Shqipëria është e mirëpozicionuar që ta bëjë këtë, por duhet ky bashkëpunim dhe partneritet.

“Ne jemi të përkushtuar që të shikojmë me sytë e së ardhmes dhe jo me sytë e së shkuarës, që e ka parandaluar vendin tonë dhe rajonin dhe shumë vende në Ballkanin Perëndimor që të progresojnë aq shumë sa duhet”, tha Rama.

Kryeministri shprehu bindjen se “ne jemi në momentin më të mirë të historisë dhe Europa dhe BE është në momentin më të mirë për të kuptuar se sa vendet e Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme për të ardhmen e saj”.

“Ne do të bëjmë më të mirën tonë. Ky moment ka mbyllur diçka që ne kemi filluar ta dyshonim tashmë. BE ka një zemër dhe ne e kemi dëshmuar këtë. Nuk është aq e madhe, por është një fakt që është aty dhe që pulson dhe jeton”, tha Rama.

Lexo më shumë nga

Rama: Duhet të hiqet ligji i luftës, hapim epokë të re të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kreu i Ekzekutivit: kryeministrin Mitsotakis dhe me qeverinë e tij, ne jemi në dialog të vazhdueshëm

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Duhet të hiqet ligji i luftës, hapim epokë të re të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kreu i Ekzekutivit: kryeministrin Mitsotakis dhe me qeverinë e tij, ne jemi në dialog të vazhdueshëm