
Rama takim me Rutte: Mbështetës i paepur i Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Bruksel u takua sot Mark Rutte, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Bruksel u takua sot Mark Rutte, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.
Në një postim në rrjetet sociale Rama publikoi një foto me Rutte në selinë e NATO-s, të cilin e cilësoi “një mbështetës të paepur të Shqipërisë”.
“Me mikun e veçantë dhe tanimë mbështetësin e paepur të Shqipërisë, Mark Rutte, në takimin e parë me të si Sekretar i Përgjithshëm të NATO-s, pas 14 vjetësh në krye të qeverisë holandeze”, shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Bruksel në Konferencën e Tretë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.
Burimi ATSH