Szijjártó: Shqipëria progres të shkëlqyer, shpejtësi e paprecedent në hapjen e grup-kapitujve

Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Péter Szijjártó deklaroi sot se, anëtarësimi i Shqipërisë do ta forconte BE-në duke parë edhe progresin ekonomik që ajo ka bërë.


Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Péter Szijjártó deklaroi sot se, anëtarësimi i Shqipërisë do ta forconte BE-në duke parë edhe progresin ekonomik që ajo ka bërë

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama në Bruksel dhe Marta Kos, Komisioneren për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Szijjártó tha se, “pas 6 muajsh përpjekjeje mund të them që kemi arritur të kemi një arritje historike si për ne ashtu edhe për hapjen e zonës së Shengenit me 2 vende të tjera në mënyrë që të përshpejtojmë edhe përpjekjet tona dhe shpejtësinë për politika te zgjerimit dhe të aksesit për vendet e Ballkanit Perëndimor”.

“Nën Presidencën Hungareze ne kemi arritur ta përshpejtojmë zgjerimin dhe për sa na përket ne, ne jemi vende fqinje të Ballkanit Perëndimor dhe i kuptojmë shumë mirë shqetësimet e rajonit dhe e kuptojmë shumë mirë edhe rëndësinë e qëndrueshmërisë, paqes, qetësisë, zhvillimit në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

“Kemi pritur për integrimin për gati 15 vite dhe kjo nuk është diçka e duhur. Ne i detyrohemi një farë respekti këtyre vendeve dhe ky proces i ka patur datat e shtyra në mënyrë konstante dhe nuk ishte asgjë tjetër përveç se bllokimi që për gati tashmë 15 vite ne nuk kemi parë as marrjen e masave, as hapa të rëndësishëm përpara drejt zgjerimit. Prandaj ne do të donim që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor tashmë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian”, theksoi Szijjártó.

“Për 15 vitet e fundit keni dëgjuar për përqasjen në bazë të meritave, e cila ka qenë aty pavarësisht se tashmë është me një shpejtësi të ulët. Dhe në 6 muajt e fundit ne kemi bërë të gjitha përpjekjet tona për të përshpejtuar procesin e zgjerimit”, u shpreh ai.

Për ecurinë e Shqipërisë, Szijjártó theksoi se, “që nga 2009 Shqipëria e ka paraqitur kërkesën për anëtarësim. Në 2014-ën mori statusin e vendit kandidat dhe në 2022 filluan negociatat dhe themeli i negociatave filloi këtë vit nën Presidencën Hungareze. Pra në 2 muaj kemi pasur 2 Konferenca ndërqeveritare, 2 grup-kapituj janë hapur dhe kjo shpejtësi është e paprecedentë. Pra më shumë ka ndodhur në këto 2 muajt e fundit sesa në 15 vitet e kaluara. Pra, them se kjo paraqet sukses për Shqipërinë, Presidencën hungareze dhe BE-në”.

“Shqipëria ka treguar progres të shkëlqyer për të 6 kapitujt që do të jenë në këtë grup-kapituj si për marrëdhëniet me jashtë, për sigurinë, ndaj dhe po e hapim këtë grup-kapitull sot në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara, pasi Shqipëria është një vend NATO-s dhe është pjesë e Këshillit të Sigurimit”, nënvizoi ai.

“Kur flasim për grup-kapitujt besoj se ky grup-kapitull është i rëndësishëm për t’u hapur”, tha Szijjártó, i cili shtoi se, “është interesi ynë i përbashkët që ky vend të ketë sukses dhe t’ia arrijë. Është e rëndësishme edhe për vetë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për Shqipërinë.”.

“Anëtarësimi i Shqipërisë do ta forconte BE-në duke parë edhe progresin ekonomik që ajo ka bërë”, tha Szijjártó.

“Kompanitë hungareze janë tashëm pjesë e tregut shqiptar. Një nga kompanitë më të mëdha të telekomunikacionit që luan një rol të rëndësishëm në ekonominë shqiptare është prezente. Ne u bashkuam me BE-në para shumë vitesh, por nga përvoja jonë që ne kemi pasur, duke pasur atë parasysh, qeveria shqiptare dhe ajo hungareze nënshkruan një marrëveshje, jo para shumë kohësh në mënyrë që të trajnohen punonjësit e administratës tha Szijjártó.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Dhuka: Shqipëria po ecën para në çeljen e negociatave për 27 kapituj së bashku

Komisioni për Çështjet Europiane shqyrtoi sot projektpozicionin negociues për Grupimin e tretë të kapitujve: “Konkurrueshmeria dhe rritja gjithëpërfshirëse”, për negociatat…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dhuka: Shqipëria po ecën para në çeljen e negociatave për 27 kapituj së bashku

Komisioni për Çështjet Europiane shqyrtoi sot projektpozicionin negociues për Grupimin e tretë të kapitujve: “Konkurrueshmeria dhe rritja gjithëpërfshirëse”, për negociatat…