Buxheti i Tiranës 2025, Veliaj rendit projektet infrastrukturore

Gjatë mbledhjes së sotme të këshillit bashkiak, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj renditi disa nga projektet infrastrukturore në fokus të buxhetit të vitit 2025.


Gjatë mbledhjes së sotme të këshillit bashkiak, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj renditi disa nga projektet infrastrukturore në fokus të buxhetit të vitit 2025.

“Do të vijojme me punën për konceptin e 100 lagjeve. Kemi rehabilituar rreth 75 lagje në kryeqytet, kemi edhe rreth 25 ndërhyrje të ngjashme për cilësi, urbanitet dhe hijeshi”, u shpreh Veliaj, teksa tregoi disa prej blloqeve të banimit ku do të ketë ndërhyrje në kryeqytet, “Blloku që kufizohet nga rrugët “Ali Shefqeti” – “Aleksandër Kondo” – “Ramazan Gaxheri” – “Feim Ibrahimi”; Do kemi ndërhyrje rehabilituese në bllokun që kufizohet nga rrugët “Ibrahim Rrugova” – “Nikolla Tupe” – “Sami Frashëri” – “Brigada VII” (në kuadër të “WALK21”); Do ndërhyjmë në bllokun që kufizohet nga rrugët “Endri Keko” – “Sadik Petrela” – “Xhanfize Keko” – “Nikolla Zoraqi”, Do rikonstruktojmë rrugën, Pjetër Budi, rrugën “Skënder Luarasi”, rrugën “Liqeni i Thatë”, Parkun Memorial i Varrezave të Dëshmorëve Tiranë, si dhe ndërtimin e Unazës Mustafakoc-Veski-Kocaj, dhe asfaltimin e Unazës që lidh 5 fshatra”, tha Veliaj.

Veliaj shtoi se, bashkia Tiranë ka në fokus edhe ndërtimin e hapësirave të reja për varreza publike.

“Do bëjmë ndriçimin e qytetit me LED dhe SMART, kryesisht në rrugë, sheshe publike dhe infrastruktura kryesore. Gjithashtu do implementojmë infrastrukturën e nevojshme për personat me aftësi të kufizuara në të gjitha objektet publike. Të tilla si; rampa, sinjalizues tokësor dhe zanor, tualete specifike, legjenda të posaçme për të verbër, etj., si dhe do ndërtojmë korsitë e dedikuara për autobus në disa akse rrugore, zgjidhja e nyjes së Kasharit dhe rehabilitimi i stacioneve të autobusëve në zonën qendrore. Brenda vitit fillon konkretizimi në stacione i brendit “Urbani” dhe hartën e autobusëve për të identifikuar itineraret në 137 ndalesat e autobusëve – një standard i çdo qyteti europian dhe imazh dinjitoz i këtij shërbimi. Gjithashtu në qoftë se dëshiron të marrësh një licencë për të ofruar shërbimin e taksisë, nuk pret në radhë kur taksia është elektrike. Çdo vit shtojmë numrin e mjeteve të transportit të gjelbër, dhe për vitin që vjen mendohet krijikimi i një stacioni të ri për karikimin e automjeteve elektrike me ambiente rekreative”, përfundoi Veliaj.

Lexo më shumë nga

Gonxhja: 22.718 pensionistë kanë tërhequr Bonusin e Pranverës

Shpërndarja e Bonusit të Pranverës nis sot për 730.430 pensionistë, brenda a jashtë vendit, pranë çdo pike të Postës Shqiptare…

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: 22.718 pensionistë kanë tërhequr Bonusin e Pranverës

Shpërndarja e Bonusit të Pranverës nis sot për 730.430 pensionistë, brenda a jashtë vendit, pranë çdo pike të Postës Shqiptare…