Norma bazë e interesit mbetet 2.75%, Sejko: Paga mesatare në sektorin privat rritje me 5.4%

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori sot në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare.


Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori sot në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare.

Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.75%.

Gjithashtu u vendos të mbetet e pandryshuar norma e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.75% si dhe norma e interesit të kredisë njëditore në 3.75%.

Në fjalën e tij, Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko tha se ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri pozitive në gjysmën e dytë të vitit.

“Aktiviteti ekonomik ka vijuar të rritet, inflacioni mbetet i ulët dhe nën kontroll, tregjet financiare shfaqen relativisht të qeta, ndërsa ritmet e rritjes së kredisë janë të larta. Këshilli Mbikëqyrës rikonfirmoi se politika monetare e Bankës së Shqipërisë ka pasur një rol të rëndësishëm në këtë ecuri, nëpërmjet kontrollit dhe reduktimit të inflacionit, pa dëmtuar trendin pozitiv të rritjes ekonomike dhe treguesit e shëndetit financiar të vendit”, u shpreh Sejko.

Guvernatori theksoi se inflacioni i çmimeve të konsumit regjistroi një nivel mesatar prej 2% gjatë muajve tetor dhe nëntor, nivel ky i njëjtë me atë të tremujorit të tretë.

Sipas tij, “qëndrueshmëria e inflacionit total pasqyroi rritjen e inflacionit të artikujve ushqimorë dhe reduktimin e inflacionit të qerasë, të naftës dhe të artikujve të konsumit afatgjatë. Inflacioni i artikujve të tjerë të shportës nuk pati ndryshime të ndjeshme”.

Sejko shtoi se ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet në gjysmën e dytë të vitit, me ritme të ngjashme me ato të gjysmës së parë e ndikuar nga zgjerimi i konsumit, i investimeve dhe i eksportit të shërbimeve, dhe të jetë pasqyruar në zgjerim të aktivitetit në sektorin e shërbimeve dhe të industrisë.

“Zgjerimi i kërkesës për mallra e shërbime ka vijuar të pasqyrohet në rritje të pagave e të punësimit. Sipas të dhënave të INSTAT-it, pagat mesatare në sektorin privat u rritën me 5.4% gjatë tremujorit të tretë, duke shënuar një ngadalësim të lehtë krahasuar me tremujorin paraardhës. Ky ngadalësim tregon një lehtësim të presioneve në tregun e punës dhe është premisë për një ecuri më të qëndrueshme të çmimeve dhe të inflacionit në të ardhmen”, tha Guvernatori.

Tregu financiar, deklaroi, Sejko, ka pasqyruar sinjalet e politikës monetare, duke shfaqur prime të ulëta rreziku dhe norma të favorshme interesi.

Sa i takon tregut valutor, Guvernatori i BSH-së vuri në dukje se ka vijuar të karakterizohet nga presione mbiçmuese të Lekut ndaj monedhave të tjera.

“Analiza e të dhënave të bilancit të pagesave të tremujorit të tretë konfirmon se këto presione vazhdojnë të nxiten nga rritja e flukseve hyrëse valutore të ardhura nga turizmi, remitancat, si dhe investimet e huaja direkte. Megjithatë, krahasuar me vitin e kaluar, ritmi i mbiçmimit të kursit të këmbimit është zbutur, falë, ndër të tjera, edhe ndërhyrjeve të shtuara të Bankës së Shqipërisë për blerje valute”, deklaroi ai.

Burimi ATSH

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.