Bashkia e Tiranës miraton ushqimin falas në shkollat publike për nxënësit e arsimit bazë

Në kuadër të Programit të Kujdesit Social, Bashkia e Tiranës vijon të jetë pranë fëmijëve dhe familjeve në nevojë, duke zbatuar projekte konkrete që synojnë rritjen e cilësisë së edukimit dhe mirëqenies.

Një prej këtyre iniciativave është edhe nisma e kryebashkiakut Erion Veliaj për kompensimin ushqimor për nxënësit që ndjekin arsimin bazë në shkollat publike.

“Për sa i përket projektit “Ushqimi në shkolla”, parashikohet shpërndarja e një pakete ushqimore falas për nxënësit e 9-vjeçares. Sot kemi bërë një revolucion për dietën e vogëlushëve tanë në kopshte. Të njëjtën gjë duam ta bëjmë edhe për ata të 9-vjeçares”, theksoi Veliaj.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

Nga shtatori i 2025, nisma e kryebashkiakut Veliaj për kompensimin ushqimor për nxënësit do të zbatohet në të gjitha shkollat publike të Tiranës. Kjo sjell përfitime të shumta, duke garantuar ushqyerje më të mirë, lehtësuar barrën financiare për familjet në nevojë dhe nxitur angazhimin e nxënësve në aktivitete pas mësimit. Ky projekt përfaqëson një investim të rëndësishëm në edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve, duke treguar përkushtimin e Bashkisë ndaj të ardhmes së qytetit.

Lexo më shumë nga

Zyrtari i lartë amerikan, takim me Ramën: Mbështetje e jashtëzakonshme e Shqipërisë për refugjatët afganë dhe Ukrainën

Zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard R. Verma dhe e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takuan sot…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia