Hasani: Politika e zgjerimit, ndër prioritetet e Presidencës polake të BE-së për vitin 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani konferencë shtypi me ministrin e e Jashtëm të Polonisë, Radosław Sikorski.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani priti në vizitë zyrtare në Tiranë, ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, Radosław Sikorski. Vizita u vlerësua si një moment i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Polonisë.

Dy ministrat konfirmuan nivelin shumë të mirë të bashkëpunimit dypalësh dhe rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të tij në fusha me interes të ndërsjellë.

Në deklaratën e përbashkët për shtyp, pas takimit dypalësh, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani e cilësoi Konferencën e Tretë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, si hap të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit.

Hasani ritheksoi vlerësimin e thellë për mbështetjen vazhdueshme të Polonisë, një vend që ka qenë gjithmonë një aleat i besueshëm i Shqipërisë, sidomos në momentet më kyçe të historisë si anëtarësimi në NATO dhe përpjekjet tona për integrimin në BE.

Hasani u shpreh se, në takim u diskutua mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

“Diskutuam gjithashtu për bashkëpunimin shumëpalësh dhe zhvillimet e fundit në rajon si dhe për rolin e rëndësishëm që Polonia luan në skenën ndërkombëtare”, tha Hasani.

Intensifikimi i shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve dhe eksplorimi i mundësive të reja të bashkëpunimit, ishte një temë kryesore e takimit.

“Polonia është një nga partnerët tanë më të rëndësishëm tregtar, ne synojmë të rrisim ndjeshëm vëllimin e shkëmbimeve dhe investimeve duke shfrytëzuar mundësi të e pafundme që ofron sektori i turizmit, bujqësisë, energjisë, energjisë së rinovueshme apo dhe teknologjisë”, tha Hasani.

Hasani informoi ministrin Sikorski se, “vitin e kaluar Shqipëria u vizitua nga 233 mijë turistë polakë, një rritje prej më shumë se 39% krahasuar me 2022-in dhe ky trend është rritur dhe më tej gjatë vitit aktual.

“Padyshim ky është një tregues i mundësive të mëdha për bashkëpunim në këtë sektor”, tha Hasani.

Po ashtu, në takim u diskutua për progresin e Shqipërisë në integrimin drejt BE.

“Vetëm 2 ditë më parë Shqipëria mbajti në Bruksel Konferencën e Tretë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, një hap tepër i rëndësishëm për rrugën tonë drejt anëtarësimit. Ky proces i hapjes së kapitujve, është jetik”, tha Hasani.

“Grup-kapitulli që lidhet me politikën e jashtme dhe sigurinë është një gur kilometrik për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar”, u shpreh Hasani

“Mora nga ministri Sikorski mbështetjen e palëkundur të Polonisë për këtë proces duke theksuar se politika e zgjerimit do të jetë një nga prioritetet polake të Presidencës së BE-së për vitin 2025”, tha Hasani.

“Ne e vlerësojmë shumë përvojën dhe njohuritë e Polonisë në këtë proces, të cilat përbëjnë një burim të çmuar për Shqipërinë”, tha Hasani, teksa falënderoi ministri Sikorski për mbështetjen e ofruar për ekspertizë në fushat kyçe të procesit të integrimit.

Hasani theksoi se, “në dritën e zhvillimeve të fundit, veçanërisht në luftën në Ukrainë, diskutuam për rëndësinë e përshpejtimit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Ky proces është jetik për sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë si dhe për një të ardhëm të qëndrueshme dhe të begatë për të gjithë qytetarët tanë.

“Theksuam angazhimin e përbashkët për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit të pajustifikuar rus e bashkërisht shprehim mbështetje të vendosur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, tha Hasani.

“Diskutuam edhe për bashkëpunimin në fushën e dixhitalizimit, të shërbimeve dhe e-qeverisjes”, tha Hasani.

Hasani falënderoi homologun polak për vizitën në Tiranë dhe e siguroi se, “Shqipëria mbetet e angazhuar për të mbështetur më tej marrëdhëniet tona në bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

“Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë, jo vetëm komunikimin, por të punojmë së bashku për një të ardhëm më të sigurt dhe më të qëndrueshme për dy popujt tanë dhe për të gjithë Evropën”, tha Hasani.

Vizita vlerësohet si një moment i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Polonisë dhe për rrugëtimin evropian të vendit tonë.

Burimi ATSH

MF: Të ardhurat për 11-mujorin, rritje me 60,5 miliardë lekë

Sipas raportit të Ministrisë së Financave mbi treguesit paraprakë fiskalë, të ardhurat u realizuan në masën 100 % të planit…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

MF: Të ardhurat për 11-mujorin, rritje me 60,5 miliardë lekë

Sipas raportit të Ministrisë së Financave mbi treguesit paraprakë fiskalë, të ardhurat u realizuan në masën 100 % të planit…