Malaj: Borxhi publik në Shqipëri u ul me 14%

Borxhi publik në vitin 2013 ka qenë 70.4 %, borxhi publik sot është 56.3%


Ministri i Financave, Petrit Malaj foli sot në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, duke i dhënë përgjigje edhe akuzave të deputetit të opozitës Xhelal Mziut, sipas të cilit borxhi për frymë në vendin tonë është rritur në krahasim me vitin 2013.

“Një sqarim për borxhin publik, se me sa duket duhet të bëjmë një seancë më vete ku të fillojmë të shpjegojmë “Hyrjen në ekonomi”, pasi duhet të kuptoni që borxhi llogaritet në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Borxhi publik në vitin 2013 ka qenë 70.4 %, borxhi publik sot që flasim është 56.3%. Në dhjetë vitet e fundit, nëse në vendet e rajonit borxhi publik është rritur me 1.9%, në Shqipëri është ulur me 14%”, tha ministri Malaj.

Deputeti Mziu iu përgjigj ministrit të Financave duke e akuzuar atë për krijimin e një situate me regji të kurdisur nga kryetarja e Parlamentit dhe zëvendëskryeministrja.

“Unë e sfidoj ministrin në këtë çorbë që po gatuhet në Parlament, që nëse shifrat e mia që janë të llogaritura me mbylljen e buxhetit të 2013-ës dhe atë të 2024-ës nuk janë të vërteta, unë e lë mandatin e deputetit. Në vitin 2013, borxhi për frymë ka qenë 2185 lekë, ndërsa sot është 5875 lekë. Ministri fantazmë që sapo foli nuk ka asnjë lidhje me shifrat dhe situatën”, u shpreh Mziu.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…