Festat e fundvitit, Policia e Elbasanit shpërndan dhurata për fëmijët

Një grup efektivësh nga Drejtoria Vendore e Policisë së Elbasanit kanë shpërndarë sot dhurata simbolike për fëmijët e shkollës 9-vjeçare “Demir Godelli”, në prag të festave të fundvitit.


Një grup efektivësh nga Drejtoria Vendore e Policisë së Elbasanit kanë shpërndarë sot dhurata simbolike për fëmijët e shkollës 9-vjeçare “Demir Godelli”, në prag të festave të fundvitit.

Kjo iniciativë e efektivëve të policisë i ka gëzuar fëmijët e kësaj shkolle 9-vjeçare që ndodhet në Peqin, ndërsa vogëlushët kanë falënderuar punonjësit e policisë. Këta të fundit, kanë mirëpritur në ambientet e DVP Elbasan, një grup fëmijësh të shkollës “Hamit Mullisi”, ku krijuan një atmosferë festive për të vegjlit dhe shpërndanë dhurata për ta.

Dhuratat për këta fëmijë, erdhën si iniciativë dhe kontribut i vetë punonjësve të policisë, për të lumturuar sa më shumë vogëlushë në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Mes urimesh, buzëqeshjesh dhe fotografish të përbashkëta, fëmijët dhe punonjësit e Policisë uruan mbarësi dhe gëzim gjatë vitit 2025.

Lexo më shumë nga

Rama: Zgjedhja në 11 maj për Shqipërinë në BE me PS-në

Kryeministri theksoi se fermerët dhe bujqit do të përfitojnë 300 milionë euro në vit nga anëtarësimi në BE.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Zgjedhja në 11 maj për Shqipërinë në BE me PS-në

Kryeministri theksoi se fermerët dhe bujqit do të përfitojnë 300 milionë euro në vit nga anëtarësimi në BE.