Mbledhja e Kuvendeve në Prishtinë, Rama: Dekada e fundit vendimtare për ne

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Prishtinë se Shqipëria është sot një anëtar aktiv dhe i respektuar në bashkësinë ndërkombëtare.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Prishtinë se Shqipëria është sot një anëtar aktiv dhe i respektuar në bashkësinë ndërkombëtare, duke luajtur po ashtu një rol të rëndësishëm e përcaktues në rajon.

Duke iu drejtuar mbledhjes së përbashkët të dy Kuvendeve Kosovë- Shqipëri, Rama u ndal te transformimi i imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare gjatë 10 viteve të fundit.

“Ne tanimë nuk jemi figurantët e dikurshëm të fotografive familjare të bashkësisë ndërkombëtare, por jemi anëtar aktiv dhe të respektuar të saj me një rol sa të vetëdijshëm për përmasën dhe peshën modeste të vendit tonë në arenën e madhe të politikës europiane, aq edhe të rëndësishëm e përcaktues për rajonin tonë, i cili sot më shumë se asnjëherë tjetër ka një domethënie të posaçme për Europën e nesërme”, u shpreh Rama.

Rama u shpreh se për Shqipërinë këto kanë qenë 10 vite të një kthese të madhe me sakrifica e mundime të mëdha.

“Teksa një vit po ikën dhe një vit tjetër i ri po vjen, kanë kaluar pak më shumë se 10 vjet qysh se pata nderin e madh t’i adresohem kësaj salle nga kjo foltore si kryeministër i sapozgjedhur i Shqipërisë. 10 vite janë shumë pak në jetën e një kombi, por janë shumë në jetën e një individi, e gjithsesi kjo dekadë ka qenë vendimtare për ne në anën tjetër të bjeshkëve në Shqipëri. 10 vite të një kthese të madhe me sakrifica e mundime të mëdha ku nuk kanë munguar as dhimbjet e fatkeqësitë natyrore që nga përmbytjet deri edhe një tërmet shkatërrimtar e një pandemi globale”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja me kryebashkiakun e Berlinit, në fokus inovacioni dhe kultura!

Ministri i MEKI-t, Blendi Gonxhja ndodhet në panairin e turizmit ITB Berlin 2025, më i madhi në botë

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja me kryebashkiakun e Berlinit, në fokus inovacioni dhe kultura!

Ministri i MEKI-t, Blendi Gonxhja ndodhet në panairin e turizmit ITB Berlin 2025, më i madhi në botë