Mbrojtja e të drejtave të Njeriut, OSBE promovon strategjitë kundër diskriminimit

Tryezat u zhvilluan në Peshkopi, Tropojë, Kuçovë dhe Roskovec, nga 13 nëntori, deri më 11 dhjetor 2024.


Forcimi i dialogut mes institucioneve kombëtare të të drejtave të njeriut, përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe organizatave të shoqërisë civile ishte qëllimi i një sërë tryezash që Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi së bashku me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Tryezat u zhvilluan në Peshkopi, Tropojë, Kuçovë dhe Roskovec, nga 13 nëntori, deri më 11 dhjetor 2024.

Takimet u përqendruan në promovimin e strategjive të përbashkëta kundër diskriminimit dhe në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Po ashtu, ato shërbyen si platforma për krijimin e një rrjeti funksional mes pjesëmarrësve dhe diskutimin e veprimtarive të përbashkëta gjatë vitit 2025. Disa nga rekomandimet e dala nga tryezat përfshijnë ngritjen e zyrave rajonale të institucionit të Komisionerit dhe ndryshimin e ligjit “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti” për të përfshirë personat nga pakicat rome dhe egjiptiane në kategoritë e veçanta të përfituesve të ndihmës juridike.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda i njohu të pranishmit me rolin e institucionit që drejton, kornizën ligjore dhe procedurat për shqyrtimin e rasteve të diskriminimit. Ai bëri thirrje për bashkëpunim me përfaqësuesit e bashkive dhe të shoqërisë civile për të forcuar dialogun, për të zhvilluar strategji të përbashkëta dhe për të krijuar një rrjet funksional. Po, ashtu Gajda iu përgjigj pyetjeve lidhur me përkufizimin e diskriminimit, format e shumta të shfaqjes së tij, strategjitë për shmangien e praktikave diskriminuese në administratën publike dhe trajtimin e rasteve specifike.

Pjesëmarrësit diskutuan për raste konkrete dhe u sqaruan se si mund t’i adresojnë ato si duhet te Zyra e Komisionerit. Disa nga çështjet e ngritura nga ta kishin të bënin me aksesibilitetin e personave me aftësi ndryshe, diskriminimin kundër pakicave e grave dhe trajtimin e pabarabartë në vendin e punës apo në hapësirat publike. U theksua nevoja për më shumë ndërgjegjësim dhe edukim për të parandaluar diskriminimin në të gjitha sferat e shoqërisë.

Përmes veprimtarive të tilla, Prezenca e OSBE-së përkrah Komisionerin, si një ndër institucionet kryesore kombëtare të të drejtave të njeriut, për ta bërë sa më të njohur rolin e tij dhe kornizën ligjore përkatëse në mbarë vendin.

Lexo më shumë nga

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.