Osmani: Lidhja Shqipëri-Kosovë themel i pathyeshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi sot se një Shqipëri më e fortë do të thotë një Kosovë edhe më e fortë.


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi sot se një Shqipëri më e fortë do të thotë një Kosovë edhe më e fortë.

Duke iu drejtuar mbledhjes së përbashkët të dy Kuvendeve Kosovë- Shqipëri në Prishtinë, Osmani u shpreh se “po jetojmë në një kohë të trazuar që kërkon bashkëpunim”.

“Për Kosovën dhe Shqipërinë kjo nuk është thjesht një zgjedhje por një domosdoshmëri. Një Shqipëri më e fortë do të thotë një Kosovë edhe më e fortë. Një Kosovë më e suksesshme e ngre edhe më lart Shqipërinë”, tha ajo.

“Historia nuk do të na gjykojë me dashamirësi nëse nuk arrijmë ta shfrytëzojmë këtë moment për të ndërtuar unitetin dhe harmoninë e domosdoshme. Prosperiteti i Kosovës dhe i Shqipërisë është detyrë që na përket të gjithëve. Secili prej nesh duhet të luajë rolin e vet në avancimin e vizionit të shteteve dhe qytetarëve tanë brenda familjes së kombeve europiane”, theksoi ajo.

Osmani theksoi se kjo seancë e përbashkët parlamentare duhet të shërbejë si një thirrje për veprim, një kujtesë se qëllimi ynë i përbashkët kërkon ambicie edhe më të mëdha dhe përpjekje edhe më të palodhshme.

“Lidhja e thellë mes Kosovës dhe Shqipërisë është e rrënjosur në histori, në sakrifica të panumërta dhe në një vizion të përbashkët për të ardhmen. Kjo lidhje nuk është thjesht simbolike, është një themel i pathyeshëm mbi të cilin duhet të ndërtojmë bashkëpunim më të madh dhe koordinim më të shpeshtë”, shtoi ajo.

Sipas saj, “Shqipëria dhe Kosova nuk janë vetëm dy shtete të pavarura por janë dy pjesë të pandashme të një kombi të madh të bashkuar nga një histori e lavdishme dhe një e ardhme e ndritur që po ndërtohet dita-ditës”.

“Të dy parlamentet tona kanë një rol vendimtar në forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe në avancimin e interesave të qytetarëve tanë”, shtoi ajo.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali: Bashkëpunim i suksesshëm me Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë

Kryetarja e Kuvendit pret delegacionin e Komisionit për Harmonizimin me Bashkimin Evropian në Asamblenë Kombëtare të Republikës së Turqisë

Global 360

Trump: Zelensky do të vizitojë Uashingtonin të premten

Raportet e mediave sugjeruan se Ukraina dhe SHBA-ja kishin rënë dakord tashmë për një marrëveshje kornizë.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali: Bashkëpunim i suksesshëm me Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë

Kryetarja e Kuvendit pret delegacionin e Komisionit për Harmonizimin me Bashkimin Evropian në Asamblenë Kombëtare të Republikës së Turqisë