Rama: Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës absurditet

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se sanksionet e BE-së ndaj Kosovës janë një absurditet.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se sanksionet e BE-së ndaj Kosovës janë një absurditet.

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së përbashkët të Kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë mbajtur në Prishtinë, Rama theksoi se në samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor ka këmbëngulur bashkë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani që ato të hiqen.

“Dëshira ime e zjarrtë e patregueshme dot me fjalë është që të mos jemi njëri në tryezën e negociatave për anëtarësim në BE, kurse tjetri në listën e sanksioneve të BE, të cilat meqë ra fjala, sot janë një absurditet absolut. Së bashku me Presidenten në samitin me BE dy ditë më parë, kemi këmbëngulur me forcë që ato masa të hiqen dhe kemi siguruar që të gjitha fondet e BE-së që janë penguar të lëvrohen për shkak të atyre masave, të mos digjen”, deklaroi Rama.

Kryeministri vijoi më tej duke nënvizuar se “ne duhet të jemi dorë për dore paqedashës dhe paqeruajtës për të bindur dora-dorës edhe skeptikët më të mëdhenj në BE për absurditetin e mosnjohjes së tyre ndaj shtetit të Kosovës dhe në sytë e tyre barra e fajit për degradimin e dialogut duhet t’i bjerë e gjitha vetëm Serbisë, por kurrsesi nuk duhet të lejojmë qoftë edhe një gram, ti bjerë Kosovës”.

“Duam që Republika e Kosovës të njihet një orë e më parë nga vendet e BE që ngurrojnë të pranojnë realitetin e pandryshueshëm të pavarësisë, përfshirë edhe nga vetë Serbia, të cilën Kosova e ka mundur me luftë këtu e 25 vjet më parë dhe nuk ka më asnjë arsye për ta lidhur me të në asnjë formë dhe asnjë mënyrë fatin europian të saj”, nënvizoi Kryeministri Rama.

Lexo më shumë nga

Gonxhja me kryebashkiakun e Berlinit, në fokus inovacioni dhe kultura!

Ministri i MEKI-t, Blendi Gonxhja ndodhet në panairin e turizmit ITB Berlin 2025, më i madhi në botë

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja me kryebashkiakun e Berlinit, në fokus inovacioni dhe kultura!

Ministri i MEKI-t, Blendi Gonxhja ndodhet në panairin e turizmit ITB Berlin 2025, më i madhi në botë