Seanca e përbashkët, Konjufca: Dëshmojmë unitetin tonë përballë sfidave politike dhe gjeopolitike

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca theksoi sot se seanca e sotme plenare e përbashkët e dy kuvendeve duhet të shihet si dëshmi që Kosova dhe Shqipëria janë me njëra-tjetrën, në çdo rrethanë dhe pa asnjë kusht.


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca theksoi sot se seanca e sotme plenare e përbashkët e dy kuvendeve duhet të shihet si dëshmi që Kosova dhe Shqipëria janë me njëra-tjetrën, në çdo rrethanë dhe pa asnjë kusht.

“Ne nuk mund të përfaqësojmë tjetër gjë përveç se interesin kombëtar të kombit, i cili për ne është i përbashkët”, u shpreh Konjufca në fjalën hapëse të seancës plenare mes dy kuvendeve.

Konjufca tha se “jemi mbledhur në këtë seancë të përbashkët të kuvendeve tona të Kosovë dhe Shqipërisë në fund të këtij viti për të dëshmuar unitetin tonë përballë sfidave politike dhe gjeopolitike të sigurisë që shoqërojnë rajonin dhe kontinentin tonë edhe gjatë këtij viti”.

“Edhe dy muaj bëhen 3 vjet që nga agresioni i paprovokuar i Federatës Ruse mbi Ukrainën dhe popullin ukrainas. Ne si rajon dhe si Kosovë i kemi ndier ndikimet e tërthorta e të drejtpërdrejta të këtij agresioni. Republika e Kosovës përmbyll edhe këtë vit e sulmuar drejtpërdrejtë nga elementet, të cilat me lidhen me Serbinë që po e synojnë destabilizimin e brendshëm të Kosovës me metoda terroriste dhe ato të luftës hibride”, theksoi Konjufca.

Konjufca u shpreh se “sulmi që u bë para pak ditësh ndaj kanalit të ujësjellësit të Ibër Lepencit nuk mund të konsiderohet ndryshe përveçse si sulm terrorist që nga ata që refuzojnë ta pranojnë Kosovën si një realitet sovran dhe si një rend ligjor e demokratik, i cili nuk ka alternativë në të tërë territorin e Republikës sonë”.

Mos harrojmë, vijoi Konjufca, që ky sulm i rëndë ndaj infrastrukturës sonë kritike, furnizimit me ujë dhe me energji vjen një vit pas sulmit tjetër të rëndë që e përjetoi Republika jonë që ishte sulmi në Banjskë.

“Organizatori i dhe mbështetës i këtij sulmi është Radoiçiç dhe i mbështetur drejtpërdrejt nga presidenti Vuçiç, i cili ende mbetet i pandëshkuar nga drejtësia në Serbi, e cila pothuajse nuk ekziston fare”, tha ai.

Kryeparlamentari Konjufca theksoi se “prandaj ky përbashkim i yni sot në këtë seancë të dy kuvendeve tona përbën më shumë simbolikën e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona”.

“Kam pasur nderin ta drejtoj këtë institucion për një mandat të plotë të kësaj legjislature, të cilën po e mbyllim edhe po ashtu Kuvendi i Republikës së Shqipërisë është pothuajse në fund mandati duke qenë se ka zgjedhje parlamentare edhe atje, por mund të them që si kuvende kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm”, nënvizoi Konjufca.

Ai shtoi se “e kemi ngritur në një nivel të ri bashkëpunimin tonë ndërparlamentar dhe ky bashkëpunim është jo vetëm i kryetarëve, por edhe bashkëpunim konkret në fushën e ligjvënies përmes deputetëve tanë dhe komisioneve parlamentare, të cilat në takohen në baza të rregullta dhe kjo për ne ka qenë një arritje e konsiderueshme”.

Më tej Konjufca tha se “përveç se përfaqësojmë të njëjtin komb, përfaqësojmë edhe idealin e përbashkët të integrimit evropian të shteteve tona. Synojmë të njëjtën familje. Shqipëria ka ecur përpara në rrugën e integrimit dhe mësimet e saj do të jenë të dobishme për ne. Pavarësisht rrethanave aktuale absurde të masave, të cilat na i ka vendosur Bashkimi Evropian”.

“Në këtë mandat Kuvendi i Kosovës ka zbatuar një axhendë të ngjeshur legjislative në mbështetje të programit reformativ të qeverisë dhe si asnjëherë më parë ka dëshmuar stabilitet edhe në funksion të detyrave të veta bazike. Si institucioni më i rëndësishëm i Republikës ka reflektuar edhe klimën politike në mbarë shoqërinë tonë. Kosova mbetet një kampion i demokracisë në rajon e vlerësuar prej institucioneve perëndimore dhe me këtë duhet të krenohemi ne si popull. Shqiptarët gjithmonë kanë qenë aleati më i natyrshëm i vlerave përëndimore në Ballkan”, theksoi Konjufca.

Kryeparlamentari Konjufca u shpreh se “e falënderojmë Republikën e Shqipërisë, Kuvendin, qeverinë shqiptare që ka qenë e zëshme për mbrojtjen e interesave të Kosovës, për mbrojtjen e shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare në çdo forum të rëndësishëm të botës dhe që e drejta e Kosovës për mbrojtjen e sovranitetit, të integritetit të saj, forcimi të ligjit dhe shtetit demokratik nuk mund të konsiderohen në asnjë mënyrë cenim i fqinjësisë së mirë dhe as përshkallëzim i raporteve me fqinjin tonë. Është Serbia që ajo nuk pranon madje as statusin e fqinjit, por ambiciet e saj hegjemoniste kundër Kosovës vazhdon t’i ketë edhe të kodifikuara në Kushtetutën e saj”.

“Nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënies mes dy vendeve tona, mes Kosovës dhe Serbisë pa pasur njohje reciproke si dy subjekte sovrane që nuk e kontestojnë njëra-tjetrën, ne themi vetëm kjo është zgjidhja për lidhjen mes Kosovës dhe Serbisë dhe ne jemi shumë të bindur që të ndodhë, do të ndodhë sepse e kemi në krah Republikën e Shqipërisë”, tha Konjufca.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

MF: Të ardhurat për 11-mujorin, rritje me 60,5 miliardë lekë

Sipas raportit të Ministrisë së Financave mbi treguesit paraprakë fiskalë, të ardhurat u realizuan në masën 100 % të planit…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

MF: Të ardhurat për 11-mujorin, rritje me 60,5 miliardë lekë

Sipas raportit të Ministrisë së Financave mbi treguesit paraprakë fiskalë, të ardhurat u realizuan në masën 100 % të planit…