Takimi me Ramën, Kurti: Kur bëhemi bashkë, rritim imazhin e kombit shqiptar

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Albin Kurti, nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.


Pas seancës plenare të përbashkët Kosovë-Shqipëri, që u mbajt këtë të premte në Prishtinë, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Albin Kurti, nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku shkruan se “kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira edhe e rritin imazhin e kombit shqiptar”.

Kurti thekson se kësaj radhe dëshmuan institucionalisht traditën e mikpritjes edhe në organizimin e ngjarjeve të mëdha sportive ndërkombëtare.

“Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira edhe e rritin imazhin e kombit shqiptar, kësaj radhe duke e dëshmuar institucionalisht traditën tonë të mirënjohur të mikpritjes edhe në organizimin e ngjarjeve të mëdha sportive ndërkombëtare.

Sot në kryeministri, pas seancës së përbashkët ndërmjet dy kuvendeve tona, me Kryeministrin Rama nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030”, shkruan Kurti.

 

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëri – Sllovaki, forcim i lidhjeve ekonomike

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Punëve…

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëri – Sllovaki, forcim i lidhjeve ekonomike

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Punëve…