Rama, podcast me skiatoren Lara Colturi: Flamuri shqiptar në podium edhe në këtë disiplinë krejt të re

Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë u rendit e dyta në garën e Sllallomit vetëm 55 të qindtat pas kampiones amerikane Mikaela Shiffrin, e cila mban numrin rekord të 99 garave të fituara në Kupën e Botës.


Kryeministri Edi Rama në episodin 15, Sezoni 3 i Podkastit “Flasim” kishte të ftuar skiatoren Lara Colturi, që përfaqëson Shqipërinë në kompeticionet më të rëndësishme të skive në botë, të cilën e cilësoi “Princesha e dëborës”.

“Vetëm 18 vjeç, por vjen nga majat me dëborë të botës. Lara Colturi, një italiane e lindur dhe rritur në Itali që ka vendosur të bëhet shqiptare, të vërë flamurin e Shqipërisë në gjoks dhe të garojë për Shqipërinë në ski. Edhe pse është shumë e re i ka sjellë shenjat e para të sigurta që shumë shpejt do ta shohim flamurin shqiptar të ngrihet mbi të gjithë në një disiplinë që për Shqipërinë është krejt e re, por falë Larës dhe nënës së saj mund të jetë një nga disiplinat e së ardhmes”, tha Rama duke prezantuar Lara Colturi-n.

Skiatorja Lara Colturi tha se “e morëm këtë vendim së bashku me prindërit, pasi pamë këtë mundësi për të qenë bashkë me familjen në pistë dhe për të punuar bashkë me prindërit e mi”.

Pyetjes së Kryeministrit Rama se përse e hodhi këtë hap shumë të mirëpritur, duke ardhur nga njëra anë e detit në anën tjetër dhe të merrte nënshtetësinë shqiptare, Colturi tregoi se ishte në kategorinë C në ato momente.

“Isha kategorinë e moshës 12-13-14 vjeç, kisha fituar të gjitha garat dhe menduam se ndërmarrja e një hapi të tillë do të mundësonte hapjen e të gjitha rrugëve drejt renditjes në vendet e para në e për të përjetuar atë çka po përjetoj tani, ëndrrën time së bashku me prindërit e mi duke u argëtuar gjithashtu”, u shpreh ajo.

Rama tha se “mamaja juaj është edhe trajnerja e ekipit kombëtar shqiptar të skive. Nuk je vetëm ti në skuadër ka edhe të tjerë që po stërviten e që ndoshta do të nxjerrë edhe skiatorë të tjerë është edhe vëllai yt më i vogël, por edhe të tjerë. Presidenti I Federatës më ka shpjeguar se tani ka një skuadër nga e cila mund të dalin në skenë edhe emra të tjerë”.

“Po e vërtetë nëna dhe babi im janë trajnerët e mi tani kam fizioterapistin tim dhe furnizuesin e pajisjeve. Po në fakt nuk jam vetëm unë ka edhe të tjerë të rinj, vajza e djem që po stërviten e që janë pjesë e ekipit të Shqipërisë. edhe ata mund të kenë këtë mundësi”, tha Colturi duke shtuar se në skuadër ka edhe të rinj e të reja që kanë familjet me origjinë shqiptare dhe jetojnë në Itali.

Duke folur për stërvitjen e saj, Colturi tha se “tani dëbora nuk është e lehtë të gjendet dhe për fat të keq nuk bie dëborë si dhjet vjet më parë dhe akullnajat tashmë po shkrihen . Unë jam rritur mes maleve dhe tashmë ka vende malore ku nuk shkoj të bëj ski sepse nuk dëborë. Ka shumë skuadra si e jona që lëvizim çdo javë”.

Kryeministri Rama theksoi se “duhet thënë që flamuri kuq e zi ta ka sjellë fat”.

“Po në fakt më ka falur si për shembull çmimi në Gurgl, 2-3 javë më parë si dhe tre çmime të tjera në dhjetëshen më të mirë janë përvoja vërtet të rëndësishme dhe po argëtohem shumë”.

Kjo kupë, tha Rama, është kupa e numrit 2 të botës në atë pistë.

“Po zhvillohen disa gara dhe kemi pak a shumë 10 gara për çdo disiplinë. Unë marr pjesë në garat Gjigant dhe Sllallom, të cilat janë disiplina teknike pastaj janë disiplinat e shpejtësisë sikurse Tatëpjetë dhe Super G dhe ne këtu kemi pak a shumë, 20 a 30 gara. Kjo e fundit është një garë Sllallomi e zhvilluar në Austri, në Gurgl ku u rendita e dyta. Ishte e diçka e mrekullueshme”, tha Colturi.

Kryeministri Rama e pyeti Colturi-n ;”Nuk të kaploi ankthi apo nuk u skandalizove se do të të duhej të merrje shtetësinë shqiptare”?

“Në fakt edhe atletë të tjerë kanë bërë zgjedhje të ngjashme si për shembull Braathen ka kaluar me Brazilin apo Hirscher që për fat të keq është dëmtuar, ka kaluar me skuadrën e Vendeve të Ulëta. Pra janë thjesht mundësi që çdo aleat zgjedh t’i përqafojë e të mbështetet në Federata të vogla për të pasur këto mundësi për të qëndruar e për të qenë I rrethuar nga njerëzit që të duan e për të organizuar çdo gjë bashkë”, tha Colturi.

E pyetur nga kryeministri Rama si e shikon veten disa vite më vonë, Colturi tha se “në fakt jam vetëm në fillimet e karrierës sime dhe nuk jam në gjendje të them se çfarë do të bëj pas 10, 15, apo 20 vitesh , por sigurisht të qëndrosh brenda kësaj bote më magjeps, të qëndrosh në botën e dëborës, maleve. Unë kam lindur për të jetuar në vende të ftohta dhe më pëlqen shumë të jem pjesë e kësaj botë”.

Ndërsa pyetjes së kryeministrit Rama nëse i ka njohur malet shqiptare, Colturi tha se ‘kam parë disa, po më kanë thënë që keni male të mbuluara me dëborë dhe keni shumë projekte. Do të ishte më të vërtetë shumë e mrekullueshme nëse do të mund të stërvitesh në këto male”.

Rama tha se “për aq sa ke parë, aq sa ke jetuar personalisht në Shqipëri, cila është përshtypja jote. Si të duket ndërsa po përpiqesh të përshtatesh me këtë vend?”

“Çdo herë që vij e gjej ndryshe. Kur kam ardhur herën e parë ishte e gjitha në ndërtim, ndërsa tani çdo gjë ka marrë formë është me të vërtetë një vend i mrekullueshëm e çdo herë që kthehem është shumë bukur. Njerëzit mikpritës sa herë e vizitoj këtë vend ndihem me të vërtetë shumë mirë”, tha Colturi.

Pyetjes së Kryeministrit sa u përket ndjesive, Shqipëria është si shtëpia jote apo në shtëpinë tënde, në veri njerëzit janë më të ftohtë?

“Kam një fqinj në Itali prindërit e të cilit janë shqiptarë, ai flet shumë mirë shqip, vjen në Shqipëri. Edhe këtu në një farë mënyrë ndihem si në shtëpinë time”, tha Rama.

Coloturi i dhuroi kryeministrit Rama një fotografi të saj duke bërë ski.

“Një gjë është e sigurt, do bëhesh çfarë të duash, por një gjëje nuk do t’i shpëtosh dot. Si kampione do të jesh gjenerale apo kolonele e ushtrisë shqiptare”, iu drejtua Rama, teksa zbuloi se është një fans i skiatores italiane.

Në përfundim të intervistës Rama e uroi 18-vjeçaren Colturi të arrijë të gjitha majat e botës.

“Jam i lumtur që të kisha këtu dhe jam një adhurues i yti. Uroj të arrish të gjitha majat e botës”, u shpreh kryeministri.

Skiatorja italo-shqiptare Lara Colturi, u ngjit për herë të parë në podium në nëntor të këtij viti si vendi i dytë në Kupën e Botës për Ski, në garën e Obergurgl në Austri.

Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë u rendit e dyta në garën e Sllallomit vetëm 55 të qindtat pas kampiones amerikane Mikaela Shiffrin, e cila mban numrin rekord të 99 garave të fituara në Kupën e Botës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Linçimi publik ndaj Veliajt, i neveritshëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “përkohësisht di që Erion Veliajt i cënohet jeta e tij familjare nga gjyqi publik…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Linçimi publik ndaj Veliajt, i neveritshëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “përkohësisht di që Erion Veliajt i cënohet jeta e tij familjare nga gjyqi publik…