Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumoni produkte lokale për të ndihmuar familjet e zonës

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë e njohur për rritjen e tyre.


Ashtu siç është bërë traditë për festat e fundvitit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë e njohur për rritjen e tyre.

Ai ftoi qytetarët e Tiranës, por edhe strukturat akomoduese, si hotele, bujtina etj., që ta blejnë gjelin e detit në Baldushk, si mënyrë për të kontribuar në ekonominë e zonës.

“Kur blen një produkt të prodhuar në fshatin tonë, ke kontribuar në familjen e fshatit tonë. Kjo do të thotë se ke kontribuar, që këta fëmijë të blejnë librat e shkollës, rrobat e tyre, që të ndjekin një kurs pas mësimit, të merren me aktivitete kulturor, ndaj i ftoj të gjithë ta shohin si një mision për të siguruar mirëqenie në këtë komunitet, për të ndihmuar djemtë e vajzat, burrat e gratë, që punojnë tërë jetën dhe tërë vitin me këtë produkt, që është një krenari për Tiranën tonë”, tha Veliaj.

Ai e cilësoi gjelin e detit të Baldushkut, si produkti më i mirë i këtij lloji në Shqipëri e në Ballkan.

“Kjo zonë prodhon 30-50 mijë gjela çdo vit, që përkthehet në 3-5 milionë euro të cilat investohen në këtë javë të vetme të festave të fund vitit, në këtë komunitet. Kjo tokë mund të prodhojë ekonomi, mund të prodhojë mirëqenie dhe fakti që shumë prej fermerëve, që deri dje punonin tokat e grekut e italianit, sot punojnë tokën e tye, rrisin gjelat e tyre, kultivojnë fermën e tyre. Do të thotë se mund të bësh prokopi dhe ekonomi edhe këtu në Shqipëri”, tha ai.

Duke vlerësuar fermerët për punën e palodhur në rritjen e gjelave bio, kryebashkiaku u bëri thirrje gjithë qytetarëve që ta blejnë gjelin e detit në Baldushk. “Është një mundësi e jashtëzakonshme, për të mos e lënë këtë tokë. Kjo tokë mund të prodhojë ekonomi, mund të prodhojë mirëqenie. Ndaj ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës, të gjithë lokalet e Tiranës, të gjithë hotelet e Tiranës, bujtinat, të blejnë vetëm gjelat e Baldushkut”, përfundoi Veliaj.

“Paketa e Maleve”, Gonxhja: 500 sipërmarrësit e parë, zero taksa për 10 vjet

Ministri i MEKI ftoi shqiptarët jashtë vendit, ta konsiderojnë këtë paketë një mundësi me vlerë

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Paketa e Maleve”, Gonxhja: 500 sipërmarrësit e parë, zero taksa për 10 vjet

Ministri i MEKI ftoi shqiptarët jashtë vendit, ta konsiderojnë këtë paketë një mundësi me vlerë