Gonxhja: Hapet thirrja për investime në Programin Kombëtar të Strehimit Social

Bashkitë duhet të dorëzojnë dokumentacionin e plotë pranë Drejtorisë së Strehimit brenda datës 31 janar 2025.


Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit hapi thirrjen për aplikime për investime në kuadër të Programit Kombëtar të Strehimit Social 2025-2026, për 61 bashkitë e vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri i MEKI-t, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se projektet e mbështetura përfshijnë:

Banesa sociale nëpërmjet adaptimit të objekteve ekzistuese ose ndërtimit të ri;
Përmirësim i banesave për komunitete të pafavorizuara;
Përmirësim i infrastrukturës veçanërisht në zona informale;
Streha të përkohshme – përmes blerjes, montimit ose adaptimit të objekteve ekzistuese.
Bashkitë duhet të dorëzojnë dokumentacionin e plotë pranë Drejtorisë së Strehimit brenda datës 31 janar 2025.

“Së bashku mund të bëjmë një ndryshim shumë të madh për ata që kanë më shumë nevojë”, u shpreh ministri Blendi Gonxhja.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.