Rama: Një milion italianë vizituan Shqipërinë këtë vit, rrisim ofertën cilësore në turizëm

Kryeministri solli në vëmendje se deri në muajin nëntor, në aeroportin e Tiranës kanë mbërritur 10 milionë udhëtarë.


Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se janë rreth një milion italianë që kanë vizituar vetëm këtë vit Shqipërinë, por numri është gjithnjë e në rritje.

Gjatë konferencës për prezantimin e Nisjes së Madhe të “Giro d’Italia” në maj 2025, Rama u ndal te ndikimi që do të ketë kjo ngjarje në promovimin turistik të Shqipërisë.

“Por atë që ne marrim nga Italia, gjithmonë e kthejmë, sepse udhëtimet e shqiptarëve drejt Italisë, jo vetëm të atyre që jetojnë, por edhe të të tjerëve, janë më shumë sesa ato të italianëve në Shqipëri, edhe pse Italia është shumë më e madhe në numrin e banorëve atje”, shtoi Rama.

Kryeministri solli në vëmendje se deri në muajin nëntor, në aeroportin e Tiranës kanë mbërritur 10 milionë udhëtarë.

“10 milionë udhëtarë është një shifër shumë më e lartë sesa numri i udhëtarëve në Aeroportin e Beogradit, që ka qenë gjithmonë aeroporti rajonal më i rëndësishëm në Ballkan dhe që tashmë, e kemi kaluar. Ashtu siç praktikisht kemi kaluar të tjerë, si aeroporti me rritjen më të madhe në Europë, krahasuar me 2019-ën, që është pikënisja ku bazohet përllogaritja e rritjes nga ana e Komisionit Ndërkombëtar të Aeroporteve të Europës. Jemi përtej 230% në rritje këtë vit”, theksoi Kryeministri.

Por, Rama tha se “duam të kemi dhe më shumë turistë, ndaj paralelisht ka një lëvizje të madhe sa i takon investimeve për të rritur ofertën, jo vetëm nga pikëpamja sasiore, po kështu edhe ajo cilësore”.

“Nuk po flas me emra, por gjithmonë e më shumë italianë, që kanë një emër, më kërkojnë se kur do të mund të blejnë një shtëpi në det apo në mal në Shqipëri, dhe kjo është diçka që vetëm 10 vjet më parë, ishte e paimagjinueshme, për të mos thënë edhe deri më vonë se aq. Jemi në rrugën e duhur për t’u shndërruar në një “Itali e vogël” e Ballkanit. Nuk duam të jemi Gjermania, edhe pse na ofrojnë. Na mjafton të jemi një “Itali e vogël” në të gjithë gjeninë apo dhe mangësinë, në rregull, sepse në qoftë se do të bëheshim kaq të disiplinuar, do të ishte edhe e bezdisshme, e mërzitshme”, shtoi ai.

Lexo më shumë nga

Shqipëri – Zvicër, bashkëpunim për aftësimin dhe punësimin e të rinjve

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja si dhe ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, firmosën sot në…

Global 360

Ahmad al-Sharaa emërohet zyrtarisht president i Sirisë

Administrata gjithashtu autorizoi al-Sharaa të krijojë një këshill të përkohshëm legjislativ për të mbikëqyrur qeverisjen derisa të miratohet dhe zbatohet…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëri – Zvicër, bashkëpunim për aftësimin dhe punësimin e të rinjve

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja si dhe ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, firmosën sot në…