Festat e fundvitit, Rama dhe Linda festojnë me fëmijët dhe prindërit e skuadrës së Kryeministrisë

Gjatë këtij eventi, ata kanë kaluar disa momente festive së bashku me fëmijët, duke u ofruar një atmosferë të gëzueshme dhe me surpriza.


Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, organizuan një aktivitet të veçantë me fëmijët dhe prindërit, punonjës në Kryeministri, një shembull i solidaritetit dhe kujdesit ndaj atyre që kontribuojnë çdo ditë në administratën shtetërore.

Gjatë këtij eventi, ata kanë kaluar disa momente festive së bashku me fëmijët, duke u ofruar një atmosferë të gëzueshme dhe me surpriza.

Në këtë aktivitet, fëmijët kishin mundësinë t’i gëzoheshin kësaj atmosfere me rastin e festave të fundvitit me aktivitete argëtuese si lojëra dhe shfaqje të ndryshme.

“Videokartolinë fëmijësh e prindërish të skuadrës së kryeministrisë”, shprehet Rama krahas videos së publikuar në rrjetet sociale.

Gjithashtu për fëmijët u dhanë edhe dhurata simbolike nga Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëri – Sllovaki, forcim i lidhjeve ekonomike

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Punëve…

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëri – Sllovaki, forcim i lidhjeve ekonomike

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Punëve…