Rama: Ambicia jonë, mbyllja e negociatave deri në fund të vitit 2027

Në darkën tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri, Rama theksoi se “ky ka qenë një vit shënjues për Shqipërinë.


Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje procesin e gjatë dhe të vështirë deri në çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, ndërsa artikuloi edhe njëherë objektivin ambicioz për t’i mbyllur bisedimet në fund të vitit 2027.

Në darkën tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri, Rama theksoi se “ky ka qenë një vit shënjues për Shqipërinë.

“Kur kthej kokën pas, më kujtohet takimi im i parë me paraardhësit e paraardhësve tuaj, një dekadë më parë. Asokohe, objektivi ynë kryesor ishte thjesht të siguronim statusin e vendit kandidat në BE dhe të fillonim të ndreqnim imazhin e copëtuar të Shqipërisë në botë. Sot, kontrasti është marramendës. Duket sikur kam jetuar në dy botë krejt të ndryshme. Ka qenë më e vështirë nga ç’mund të thuhet me fjalë, por ia ka vlejtur të luftosh për të gjitha ato që kemi bërë realitet përgjatë këtyre viteve”, theksoi kryeministri.

Rama uroi që “viti i ri të bëjë të fluturojmë sërish, pa asnjë vonesë, për hapjen e të tjerë grupkapitujsh, për t’iu përmbajtur objektivit shumë ambicioz që kemi vendosur bashkë me Komisionin e BE-së për t’i mbyllur bisedimet në fund të vitit 2027″”.

“E di shumë mirë që askush nuk do të na e bëjë të lehtë. Çdo centimetër që bëjmë përpara do të kërkojë përpjekje edhe më të mëdha, por dua që ta dini të gjithë se kjo është pikërisht ajo që duam, pa asnjë iluzion e asnjë pishman. Na takon neve ta marrim vendin e Shqipërisë në Europë, jo juve të na e dhuroni”, tha Rama.

Kryeministri shprehu bindjen se “është detyra jonë dhe vetëm e jona të ndezim yllin e verdhë të Shqipërisë në qiellin blu të Bashkimit Europian”.

“Këtë mësim të marrë deri në lëkurë e çmojmë thellë, sidomos, falë disa kryeqyteteve të BE-së që kishin dyshime se kush ishim. Të gjithë e keni dëgjuar shprehjen: “Ambasadori është një njeri i ndershëm të cilit i duhet të gënjejë për hir të vendit të tij”. Më kujtohet sekelldia i disa prej paraardhësve tuaj, të cilëve u duhej t’i justifikonin në mënyrë të vazhdueshme vetot e vonesat që na imponuan, pas rekomandimeve të Komisionit për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë. Për ta thënë butë, nuk qe e lehtë, por ishte një e përpjetë jashtë mase e vlefshme për të mësuar dhe, po aq, një burim zemërimi motivues për t’iu vërtetuar atyre kryeqyteteve se e kishin gabim”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se ajo fazë ka përfunduar, por betejat tona për të hyrë në BE janë larg mbarimit”.

“Nuk jam i sigurt në do t’ia kishim dalë të mbërrinim në nivelin e detyrës finale, aq sa ia dolëm, nëse nuk do të kish qenë kështu. Ndaj, e kuptoni që falënderimet e mëhershme qenë të sinqerta – dhe e kam me të vërtetë – ashtu siç nuk do të kish mundur të ishin më të sinqerta miqësitë e veçanta që u ndërtuan, pikërisht, falë këtij rrugëtimi dëshpërues, si fjala vjen midis meje dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, një njeri me sinqeritet liberal, me ashpërsi holandeze dhe me kryeministërllëk të gjatë. Ajo fazë ka përfunduar, por betejat tona për të hyrë në BE janë larg mbarimit. Megjithatë, Silvio dhe gjithë kolegët e tij nga këto kryeqytete të veçanta, përfshi Konstandinën e admirueshme, nuk kanë më pse justifikojnë asgjë që të na e bëjnë më të lehtë të dëgjojmë pjesët e vështira të këtij rrugëtimi”, tha ai.

Në këtë drejtim, kryeministri siguroi se “ne i kuptojmë dhe i pranojmë ato si sfida për të bërë më shumë e më mirë”.

“Pra, thelbi është që, këtu në Shqipëri, ju jeni ambasadorët më me fat mbi tokë, siç do të thoshte qeraxhiu i ri i Shtëpisë së Bardhë, sepse nuk ju duhet të merrni mundimin të gënjeni për hir të kryeqyteteve tuaja”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëri – Sllovaki, forcim i lidhjeve ekonomike

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Punëve…

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëri – Sllovaki, forcim i lidhjeve ekonomike

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Punëve…