Rama: Shqipëria në ligën botërore të turizmit, investimet vendase e të huaja si kurrë më parë

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se “viti i ri do të fillojë me borxhin më të ulët publik, që kur kemi marrë detyrën dhe me parashikimin më të lartë të të ardhurave”.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se “viti i ri do të fillojë me borxhin më të ulët publik, që kur kemi marrë detyrën dhe me parashikimin më të lartë të të ardhurave”.

Në darkën tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri, kryeministri theksoi se “ky vit i tejkaloi pritshmëritë në nisje të tij”.

Rama tha se “Shqipëria ka hyrë në fazën e grupeve të ligës botërore të turizmit, por ka hyrë për të qëndruar dhe për të ecur më tej”.

Duke folur mbi situatën ekonomike, Rama theksoi se “monedha jonë s’ka qenë kurrë më e fortë dhe inflacioni është në nivele normale”.

“Vëllimi më i madh i investimeve private që kemi pasur ndonjëherë, vendase dhe të huaja, është gati të hyjë në ekonominë e vendit ose në listën më të gjatë ndonjëherë. Paga mesatare e sektorit publik është afër nivelit tavan prej 1 000 eurosh dhe hendeku i pagave midis sektorit publik dhe privat po mbyllet më shpejt sesa parashikohej”, theksoi kryeministri.

Ndërkohë, Rama tha se “për herë të parë në historinë demokratike të Shqipërisë, papunësia po shkon në prag të një niveli njëshifror”.

Kryeministri Rama theksoi imazhin e transformuar të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare, ndërsa u shpreh se “vitin që vjen, Shqipëria do të mirëpresë Komunitetin Politik Europian, një ngjarje e madhe, e jashtëzakonshme ndërkombëtare”.

Rama solli në vëmendje po ashtu rolin e Shqipërisë si anëtar i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pjesëmarrjen në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

“Forcat tona të përbashkëta në fronte të ndryshme, moria e marrëveshjeve tona dypalëshe dhe, sërish, përparimi ynë i mëtejshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të tjera. Po mos u shqetësoni, mund t’i përmbledh të gjitha shkurtimisht me një fjalë të vetme: Përkushtim! Përkushtim absolut ndaj vendit tonë, ndaj qytetarëve tanë, ndaj miqve dhe partnerëve tanë”, siguroi ai.

Lexo më shumë nga

Rama: Akademia e Futbollit Dyrrah City, ndër komplekset sportive më të mëdha në rajon

Kryeministri, njëherazi edhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ishte sot në kantierin ku po ndërtohet një prej komplekseve sportive…

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Akademia e Futbollit Dyrrah City, ndër komplekset sportive më të mëdha në rajon

Kryeministri, njëherazi edhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ishte sot në kantierin ku po ndërtohet një prej komplekseve sportive…