Bashkia e Tiranës sjell ngrohtësi dhe solidaritet për familjet në nevojë gjatë Krishtlindjes

Në vijim të festimeve të Krishtlindjes, Bashkia e Tiranës organizoi sot një aktivitet argëtues dhe solidar për familjet e fëmijëve që përfitojnë shërbime psikosociale të integruara pranë Qendrës Komunitare të Personave me Aftësi të Kufizuara.


Në vijim të festimeve të Krishtlindjes, Bashkia e Tiranës organizoi sot një aktivitet argëtues dhe solidar për familjet e fëmijëve që përfitojnë shërbime psikosociale të integruara pranë Qendrës Komunitare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Kjo nismë, njofton Bashkia e Tiranës, kishte për qëllim promovimin e solidaritetit dhe mbështetjes për njerëzit në nevojë, duke sjellë gëzim dhe ngrohtësi në këtë periudhë festive.

Eventi u zhvillua në ambientet e Qendrës Komunitare, ku mori pjesë edhe Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani. Ajo vlerësoi rëndësinë e krijimit të hapësirave të tilla që forcojnë ndjenjën e komunitetit dhe përkujdesjen për ata që kanë më shumë nevojë. Pas aktiviteteve argëtuese dhe programit festiv, për të pranishmit u shtrua një drekë e ngrohtë dhe festive, e cila krijoi një atmosferë edhe më të veçantë për të bashkuar fëmijët dhe familjet e tyre në këtë moment gëzimi.

Bashkia e Tiranës ka treguar një vëmendje të vazhdueshme ndaj shtresave më të ndjeshme të shoqërisë, duke sjellë buzëqeshje dhe solidaritet gjatë festave të fundvitit.

Bashkia e Tiranës do të ndërtojë qendrën më të madhe në Ballkan për fëmijët e spektrit autik dhe me aftësi të veçanta, duke ofruar një sërë shërbimesh, mes tyre dhe të terapisë dhe logopedisë.

Lexo më shumë nga

Gonxhja: 22.718 pensionistë kanë tërhequr Bonusin e Pranverës

Shpërndarja e Bonusit të Pranverës nis sot për 730.430 pensionistë, brenda a jashtë vendit, pranë çdo pike të Postës Shqiptare…

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: 22.718 pensionistë kanë tërhequr Bonusin e Pranverës

Shpërndarja e Bonusit të Pranverës nis sot për 730.430 pensionistë, brenda a jashtë vendit, pranë çdo pike të Postës Shqiptare…