Magjia e dritave në qytetin e një mbi një dritareve, Rama ndan pamjet nga Berati

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale, pamjet e “Mangalem’s Shades”, një festival muzikor dritash dhe ngjyrash që tashmë po kthehet në një traditë të përvitshme kulturore në qytetin e Beratit.


Kryeministri Edi Rama, ka ndarë sot në rrjetet sociale, pamjet e “Mangalem’s Shades”, një festival muzikor dritash dhe ngjyrash që tashmë po kthehet në një traditë të përvitshme kulturore në qytetin e Beratit.

“Mangalem’s Shades” synon të bashkojë njerëzit për të shijuar një shfaqje të teknologjisë së lartë dhe për të përjetuar diçka ndryshe nga rutina e tyre e përditshme, ndërsa fantazojnë për një jetë plot ngjyra.

Në këtë aktivitet do të ngrihet një skenë ku DJ do të performojnë elektromuzikë. Shfaqjet do të përfshijnë ndriçim dekorativ dhe shfaqje lazer. Projeksioni mund të shihet nga çdo kënd dhe nga çdo anë ku mund të shihet “Mangalemi”.

I rrethuar nga peizazhe magjepsëse, gjelbërim i harlisur, aventura dhe me qendrën e tij të fortifikuar, Berati strehon shumë thesare shqiptare me rëndësi historike dhe kulturore. Me arkitekturën unike të vendit, tolerancën fetare dhe ndërtesat e epokës otomane, ky qytet është një perlë e vërtetë e trashëgimisë sonë kulturore, vlerësuar e mbrojtur nga UNESCO.

Burimi ATSH

✨“Mangalem's Shades” 🌟🌟🌟 Berat🤍

✨“Mangalem's Shades” 🌟🌟🌟

Berat🤍

Posted by Edi Rama on Wednesday, December 25, 2024

Lexo më shumë nga

Shqipëri – Sllovaki, forcim i lidhjeve ekonomike

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Punëve…

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëri – Sllovaki, forcim i lidhjeve ekonomike

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Punëve…