Presidenti Begaj uron besimtarët ortodoksë nga Mitropolia e Beratit: Të bashkuar në vlerat tona të lashta

Presidenti Bajram Begaj uroi sot besimtarët ortodoksë shqiptarë nga Mitropolia e Beratit, ku u prit nga Hirësia e Tij, Asti dhe qytetarët ortodoksë beratas


Presidenti Bajram Begaj uroi sot besimtarët ortodoksë shqiptarë nga Mitropolia e Beratit, ku u prit nga Hirësia e Tij, Asti dhe qytetarët ortodoksë beratas, që e pritën me “Këndimin e Kolendrave”, ose siç quhet në Berat, “Dalja e yllit”.

“Jemi mirënjohës për respektin dhe dashurinë që keni treguar çdo ditë tuajën si President për ortodoksët shqiptarë. Për mua, si Mitropolit i ri i Beratit, është kënaqësi e madhe t’Ju kem këtu!” – tha Mitropoliti i Beratit në fjalën e tij, drejtuar presidentit Begaj.

Presidenti Begaj u shpreh se “le të jetë kjo ditë një moment për të falënderuar Zotin për bekimet që kemi dhe për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë. Të bashkuar, të mbështetur në vlerat tona të lashta dhe në shpirtin e pandarë të popullit tonë, ne mund të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për Shqipërinë”.

“Uroj që kjo Krishtlindje të sjellë gëzim dhe harmoni në çdo familje shqiptare, brenda dhe jashtë atdheut. Le të mbushemi me frymëzim për të përballuar të nesërmen me kurajë, dashuri dhe besim të plotë në potencialin tonë. Gëzuar Krishtlindjen! Paçi shëndet, paqe dhe lumturi në jetët tuaja!” – uroi Presidenti i Republikës Bajram Begaj.

Lexo më shumë nga

Biznesi platformë ekonomike për zhvillim të qëndrueshëm, konkurrueshmëri dhe inovacion

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, në bashkëpunim me shoqatat më të rëndësishme të biznesit, kanë hartuar një Platformë Ekonomike…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Biznesi platformë ekonomike për zhvillim të qëndrueshëm, konkurrueshmëri dhe inovacion

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, në bashkëpunim me shoqatat më të rëndësishme të biznesit, kanë hartuar një Platformë Ekonomike…