Ekipet sportive në shkolla, Muzhaqi: Vijon mbështetja për mbi 12 mijë fëmijë dhe të rinj

Qeveria shqiptare do të vijojë mbështetjen e programit të ekipeve sportive, i cili është në edicionin e tretë.


Qeveria shqiptare do të vijojë mbështetjen e programit të ekipeve sportive, i cili është në edicionin e tretë.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, tha në një prononcim për mediet pas mbledhjes sq qeverisë se “ndër vite i kemi zhvilluar këto aktivitete me fëmijët e klasave të nënta me gjimnazet, por edhe të shkollave fillore. Pjesa e mbështetjes do të vijojë me të njëjtin ritëm që ka qenë këto 3 vite dhe gjatë këtij viti do të kemi mundësi të aktivizojmë mbi 12 mijë fëmijë dhe të rinj që do të jenë pjesë e ekipeve të këtij programi”.

“Janë në fakt 825 ekipe sportive që janë të shpërndara në të gjithë vendin në dy disiplina në volejboll dhe basketboll. Mbështetja për fëmijët do të jetë qoftë me pjesën materiale, por edhe me trajnimin me profesionistë të specializuar të kësaj fushe. Ky program shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe ka pasur vëmendje nga fëmijët, por edhe prindërit janë ndjerë të vlerësuar që fëmijët e tyre janë angazhuar në aktivitete sportive duke mënjanuar ata nga shfrytëzimi i kohës jo produktive pas orarit të mësimit”, tha Muzhaqi.

Ministrja Muzhaqi u shpreh se “shpresojmë fort që ky program do të zhvillohet edhe më tej në programet e ardhshme duke shtuar edhe disiplinat sportive, por edhe duke vijuar mbështetjen duke e shtrirë në gjithë vendin”.

Burimi ATSH

Rama-shqiptarëve në Nju Jork: Regjistrohuni për të votuar në 11 maj, skadon në 4 mars

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë sot thirrje shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Nju Jork, SHBA, që të regjistrohen…

Global 360

Ahmad al-Sharaa emërohet zyrtarisht president i Sirisë

Administrata gjithashtu autorizoi al-Sharaa të krijojë një këshill të përkohshëm legjislativ për të mbikëqyrur qeverisjen derisa të miratohet dhe zbatohet…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama-shqiptarëve në Nju Jork: Regjistrohuni për të votuar në 11 maj, skadon në 4 mars

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë sot thirrje shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Nju Jork, SHBA, që të regjistrohen…