Projektligji për letërnjoftimin digjital: Synohet lehtësimi i shërbimeve dhe ulja e kostove

Qytetarëve shqiptarë përveç kartës fizike të identitetit do t’u krijohet mundësia që të pajisen edhe me letërnjoftim digjital.


Qytetarëve shqiptarë përveç kartës fizike të identitetit do t’u krijohet mundësia që të pajisen edhe me letërnjoftim digjital.

Sipas projektligjit të depozituar në Kuvend për disa ndryshime në ligjin “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, parashikohet pajisja e qytetarëve shqiptarë me letërnjoftim elektronik, me kartë identiteti digjitale, me qëllim përmirësimin dhe standardizimin e mënyrave të identifikimit të qytetarëve në ambientin digjital.

Kjo përmbush agjendën politike të qeverisë shqiptare, në kuadër të digjitalizimit, modernizimit të sistemeve elektronike, si dhe zbatimin e skemave të sigurta të shërbimeve e-ID.

Identiteti digjital, si një mjet që mundëson njohjen e një personi në ambientin digjital, përfshin informacione personale, si: emrin, datën e lindjes, adresën dhe të tjera të dhëna të rëndësishme.

Sipas Ministrisë së Brendshme miratimi i këtij projektligji standardizon identifikimin e qytetarëve në nivel evropian dhe implementon një identitet digjital të përbashkët, i cili mund të lehtësojë komunikimin dhe bashkëpunimin me institucionet dhe bizneset evropiane.

Gjithashtu, një identitet digjital i përbashkët ndihmon autoritetet ligjzbatuese në luftën kundër krimit të organizuar dhe mashtrimeve në intemet, duke rritur sigurinë dhe besueshmërinë e transaksioneve online.

“Aktualisht, nuk ekziston asnjë parashikim ligjor që lejon ose rregullon përdorimin e letërnjoftimeve digjitale. Në mungesë të një kuadri ligjor, identifikimi digjital nuk mund të përdoret si mjet i njohur zyrtarisht për transaksione administrative, publike ose private. Projekti do të ketë ndikime pozitive sociale, ekonomike dhe në mjedis, kundrejt disavantazheve për implementimin e tij, si zhvillimi i infrastrukturës së nevojshme, e cila do të kërkojë financime të konsiderueshme”, lexohet në relacionin bashkangjitur pr/ligjit.

Ndër risitë e nismës sipas Ministrisë së Brendshme janë: E-ID lejon qytetarët të identifikohen dhe të verifikojnë identitetin e tyre në mënyrë të sigurtë dhe të shpejtë në internet, duke u lehtësuar proceset administrative;

Redukton nevojën për të pritur në radhë ose për të vizituar personalisht zyrat e administratës publike;

Mundëson përfshirjen e grupeve që më parë kanë pasur akses të kufizuar në shërbimet publike dhe private për shkak të barrierave fizike ose gjeografike;

Ndihmon në përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara duke ofruar shërbime të aksesueshme në distancë;

Përmirëson sigurinë e të dhënave personale, duke ofruar metoda më të sigurta të autentifikimit dhe mbrojtjes së informacionit personal;

Ul ndjeshëm kohën dhe kostot e lidhura me procedurat administrative.

Projekti do të realizohet në tri faza: Projektimi dhe ndërtimi i infrastrukturës (1 vit); zbatimi i projektit pilot (1 vit); implementimi i gjerë i identitetit digjital në të gjithë popullatën e Republikës së Shqipërisë (1 vit); mirëmbajtja (në vazhdim). Kostoja totale e projektit është 5 012 645 600 ALL. Efektet financiare do të përballohen nga buxheti i kompanisë IdentiTek ose nga shoqëri të tjera të cilat kanë kapacitete teknike e financiare.

Krijimi i kësaj platforme teknologjike të specializuar do të bazohet te rregulloret e Bashkimit Evropian mbi identitetin digjital.

Ministria e Brendshme, së bashku me IdentiTek, kompania që prodhon dhe shpërndan dokumente biometrike për shtetasit shqiptarë dhe/ose shtetasve të huaj me banim të përkohshëm apo të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, sjellin këtë propozim në përputhje me kuadrin rregullator në vend.

Burimi ATSH

Saro pret ambasadorin e Egjiptit, mundësi për investime në sektorët strategjikë

Drejtoresha e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Laura Saro priti sot në një takim me ambasadorin e Egjiptit…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Saro pret ambasadorin e Egjiptit, mundësi për investime në sektorët strategjikë

Drejtoresha e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Laura Saro priti sot në një takim me ambasadorin e Egjiptit…