Hasani: Prioritet kthimi i të rinjve nga jashtë që të kontribuojnë në atdhe

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, bashkëbisedim me gazetarët


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në fjalën e tij të fundvitit tha sot se ministria që ai drejton mbështet organizatat e diasporës duke ofruar mundësitë që të lidhin komunitete shqiptare jashtë Shqipërisë me vendin tonë.

“Lidhjet me diasporën shqiptare, ky bashkëpunim ka qenë i strukturar përmes një sërë iniciativash dhe programesh që synojnë rritjen e rolit të diasporës në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të Shqipërisë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbështet organizatat e diasporës duke ofruar mundësitë që të lidhin komunitete shqiptare jashtë Shqipërisë me vendin tonë përmes aktiviteteve kulturore, arsimimit dhe promovimit të gjuhës shqipe”, tha Hasani.

Hasani theksoi se një tjetër prioritet i MEPJ-së është eksplorimi i mundësive për kthimin e të rinjve shqiptarë në atdhe, që të kontribuojnë në Shërbimin e Jashtëm, por edhe të vendit.

“Një tjetër prioritet i kësaj ministrie është eksplorimi i mundësive për të rinjtë shqiptarë që të kthehen në atdhe dhe të bëhen pjesë e Shërbimit të Jashtëm dhe të kontribuojnë, jo vetëm në Shërbimin tonë të Jashtëm, por edhe të vendit, duke krijuar mundësi të mira përmes kthimit të njohurive nga eksperiencat jashtë”, tha Hasani.

Burimi ATSH

Çelja e negociatave, Rama: Shqipëria konsiderohet surprizë, vlerësohet përgatitja e administratës shqiptare

Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje faktin që Shqipëria konsiderohet një surprizë në procesin screening me Bashkimin Europian dhe…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Çelja e negociatave, Rama: Shqipëria konsiderohet surprizë, vlerësohet përgatitja e administratës shqiptare

Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje faktin që Shqipëria konsiderohet një surprizë në procesin screening me Bashkimin Europian dhe…