Njohja e viteve të punës në koopertiva, Hado: Përfitojnë 40 mijë qytetarë, mjafton një certifikatë

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado u shpreh sot në një intervistë për mediet, se projektligji i miratuar nga qeveria për njohjen e punësimit në institucionet shtetërore, ish-ndërmarrjet shtetërore, ish-ndërmarrjet bujqësore, dhe ish-kooperativa bujqësore për efekt pensioni, njeh automatikisht vitet e punës gjatë periudhës së komunizmit.


Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado u shpreh sot në një intervistë për mediet, se projektligji i miratuar nga qeveria për njohjen e punësimit në institucionet shtetërore, ish-ndërmarrjet shtetërore, ish-ndërmarrjet bujqësore, dhe ish-kooperativa bujqësore për efekt pensioni, njeh automatikisht vitet e punës gjatë periudhës së komunizmit.

Ai tha se procedura për të përfituar është shumë e lehtë.

“Ky pr/ligj këtë ka si qëllim, për njohjen automatike të periudhave të vjetërsisë në punë, nga mosha 18 vjeç, deri në momentin kur janë shuar kooperativat, ndërmarrjet bujqësore dhe ndërmarrjet shtetërore. Që nga mosha 18 vjeç, ai që ka punuar në kooperativë, deri në korrik të 1991, kjo periudhë, automatikisht do t’i konsiderohet vjetërsi pune në kooperativë. Ai që ka punuar në ndërmarrje bujqësore, do jetë që nga mosha 18 vjeç, deri në 1992. Ata që kanë jetuar në qytet dhe kanë punuar në ndërmarrje shtetërore, nga mosha 18 vjeç deri në tetor 1993, do njihet automatikisht periudhë sigurimi. Qytetari nuk do të bëjë asgjë. Do dalë një vendim i qeverisë, shumë shpejt, është gati. Të gjitha këto periudha, po bëhen gati listat. Qytetari ka për detyrë të sjellë vetëm një certifikatë”, tha Hado.

“Ne kemi parashikuar në projektligj, të gjithë ata që janë në proces ankimimi administrativ, brenda ISSH, automatikisht do të pezullohen të gjithë proceset e ankimimit dhe automatikisht do t’u njihet ajo periudhë. Ky ligj i shtrin efektet, nga momenti që hyn në fuqi. Ky ligj e ka fuqinë për të gjithë ata që dalin në pension nga tani e tutje.

Sigurisht që ka implikime në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Të gjithë ata që kanë pasur moshë pune në kohën e komunizmit, të gjithë kanë punuar, kush më shumë, kush më pak. Nuk ka pasur papunësi. Ne thjeshtojmë procedurën për një të drejtë që u takon. Implikimet, kostoja financiare që kemi parashikuar deri sa kjo skemë të shuhet, është rreth 5 milionë lekë, shtrihet deri në 15 vjet. Është e papërfillshme. Sigurisht që ne, në momentin që do të miratohet ligji, njëkohësisht kemi një udhëzim, proces më transparent, besoj nuk do të ketë. Qytetarit pra do t’i kërkojmë vetëm një certifikatë”, theksoi ai.

“Tani është momenti i artë që ky projektligj të zbatohet. Nga ky vit, deri sa të shuhet historiku i vjetërsisë në punë të periudhës së komunizmit, duhen rreth 15 vjet. Duke parë kostot që shkaktohen për shkak të gjyqeve, numrit të lartë të ankesave, dhe mos njohja e disa viteve të vjetërsisë në punë për shumë arsye, është momenti më oportun që ky projektligj të hyjë në fuqi. Qytetarët do jenë të lumtur dhe performanca institucionale do jetë e mirë”, tha Hado.

Ai shtoi se ka patur problematika me dokumentacionin, por vitet e punës janë njohur.

“Sigurisht që janë njohur, por për shkak të një dokumentacioni, i cili nuk është plotësuar rigoroz sipas ligjit dhe nuk është ruajtur në kushte optimale, për shkak të problematikës të politikave sociale që ka kaluar Shqipëria në këto 30 vite tranzicion, ne kemi dokumentacion i cili është i paplotë, i falsifikuar, apo edhe i djegur. Një pjesë e personave që kanë qenë përgjegjës, nuk i kanë respektuar në mënyrë rigoroze, parimet e mbajtjes së dokumentacionit në punë.

Shpeshherë përballemi me emra të ndryshëm. Këto janë anomali që krijojnë sorollatje për qytetarët, janë edhe objekt gjyqesh. Jo të gjithë ata që dalin në pension kanë të njëjtën problematikë. Janë 40 mijë persona që dalin në pension çdo vit dhe 40 mijë vetat ndikohen dhe që do të përfitojnë nga ky ligj”, u shpreh Hado.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Bujtina në Vermosh, Denaj: Destinacion i dashur për turistët vendas dhe të huaj

Bujtinat janë kthyer në asete agroturizmi që ofrojnë një përvojë autentike, për vizitorët vendas dhe turistët e huaj.

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Bujtina në Vermosh, Denaj: Destinacion i dashur për turistët vendas dhe të huaj

Bujtinat janë kthyer në asete agroturizmi që ofrojnë një përvojë autentike, për vizitorët vendas dhe turistët e huaj.