Pirdeni: Luftë kundër korrupsionit me fokus të veçantë në katër fusha

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni theksoi sot se pronat, prokurimi publik, tatimet-doganat dhe shëndetësia do të kenë fokus të veçantë në luftën kundër korrupsionit.


Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni theksoi sot se pronat, prokurimi publik, tatimet-doganat dhe shëndetësia do të kenë fokus të veçantë në luftën kundër korrupsionit.

Në një intervistë televizive, Pirdeni tha se “tani që reforma në drejtësi ka krijuar institucione të qëndrueshme, që, dita-ditës po prodhojnë rezultate të qenësishme, fokusi ynë më i madh është drejt parandalimit dhe masave me natyrë sistemike për të garantuar që në ato fusha ku korrupsioni është më prevalent ose ato fusha që janë më vulnerabël ndaj korrupsionit të mund të adresohen në mënyrë të qartë”.

“Kemi parë të nevojshme që të gjitha masat në drejtim të luftës kundër korrupsionit do të duhet që të kenë një shtrirje kapilare edhe në pushtetin vendor”, nënvizoi Pirdeni.

Gjithashtu, vijoi ajo, kemi nisur një analizë me Ministrinë e Arsimit për t’u fokusuar tek kurikula e sistemit parauniversitar.

“Ne mendojmë që është esenciale që në sistemin arsimor të kemi breza të edukuar me sjelljen e duhur etike, duke induktuar elementë të dilemave morale që në moshë të hershme, që do të thotë të jesh një qytetar me integritet në radhë të parë dhe më pas sesi të shmangësh një sjellje korruptive më vonë”, tha Pirdeni.

Burimi ATSH

Bujtina në Vermosh, Denaj: Destinacion i dashur për turistët vendas dhe të huaj

Bujtinat janë kthyer në asete agroturizmi që ofrojnë një përvojë autentike, për vizitorët vendas dhe turistët e huaj.

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Bujtina në Vermosh, Denaj: Destinacion i dashur për turistët vendas dhe të huaj

Bujtinat janë kthyer në asete agroturizmi që ofrojnë një përvojë autentike, për vizitorët vendas dhe turistët e huaj.