Kontribut në ndërtimin e raporteve vëllazërore mes faktorit shqiptar, Balla titull mirënjohjeje nga Komuna e Deçanit

Në këtë ceremoni tradicionale në një kullë të Rrafshit të Dukagjinit u nderuan gjithashtu Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, dhe personalitete shqiptare në diasporë.


Komuna e Deçanit në Kosovë nderoi me Titullin e Mirënjohjes ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla. Ky nderim iu dorëzua ministrit nga kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, me motivacionin “Për angazhimin personal në ndërtimin e raporteve vëllazërore në mes të faktorit shqiptar”.

Dhënia e këtij titulli bazohet gjithashtu në kontributin e pazëvendësueshëm të dhënë nga Balla gjatë vitit 2024 si ministër i Brendshëm në zbatimin e marrëveshjeve të lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe në hapjen e vendkalimeve të reja kufitare.

Gjithashtu, siç vlerësoi Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, Balla ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e raporteve bashkëpunuese mes përfaqësuesve politikë shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Preshevë dhe Diasporë.

“Nder i veçantë për mua titulli i Mirënjohjes nga ky qytet me motivacionin: Për angazhimin personal në ndërtimin e raporteve vëllazërore në mes të faktorit shqiptar” u shpreh ministri Balla, i cili vlerësoi dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës dhe ish-komandantët e UÇK-së në Hagë.

Në këtë ceremoni tradicionale në një kullë të Rrafshit të Dukagjinit u nderuan gjithashtu Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, dhe personalitete shqiptare në diasporë.

Ceremonia u organizua në Kullën e Beqë Likës në Deçan, ku ishte i pranishëm edhe politikani i kësaj treve, ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ekspozitë e mjeteve Retro në Fier

Qendra e Fierit u kthye sot në një ekspozitë të mjeteve Retro, ku 50 automjete retro zhvilluan një paradë në…

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ekspozitë e mjeteve Retro në Fier

Qendra e Fierit u kthye sot në një ekspozitë të mjeteve Retro, ku 50 automjete retro zhvilluan një paradë në…