Deklarimi real i pagave, Rama: Rritje me 38 milionë euro i sigurimeve shoqërore

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se falë deklarimit real të pagave ka tejkalim të planit fillestar të sigurimeve me 38 milionë euro.


Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se falë deklarimit real të pagave ka tejkalim të planit fillestar të sigurimeve me 38 milionë euro.

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama ndau lajmin e mirë për rritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

“Falë edhe asaj që ne u përpoqëm të bëjmë në takimet me pensionistët, të cilët u bënë mish për topat e shumëkujt kur thuhej se ishin takime për ‘show’. Në atë ‘show’ ne përsëritëm që kompanitë duhet të rishikojnë nivelin e pagave se do të kenë pasoja. Rritja e sigurimeve shoqërore është e prekshme si rezultat i impaktit të ri në deklarimet e pagave. Sepse ai ‘show’ nuk u bë rastësisht para deklarimit të pagave. Kemi rishikimin e deklarimeve të shumë kompanive që iu rikthyen mbrapsht deklarimet dhe iu thanë shikojeni edhe njëherë se nuk e keni të justifikuar se përndryshe do të kesh pasoja”, tha Rama.

Ndaj, sipas Ramës, ka tejkalim të planit fillestar të sigurimeve me 38 milionë euro.

“Kjo do të thotë se duke forcuar sistemin e sigurimeve, ne do të kemi më shumë për pensionet”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipërinë do ta pasaportizojmë në Evropë me standardet evropiane

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot, disa komenteve në platformat sociale, në rubrikën “Sy m’sy”.

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Shqipërinë do ta pasaportizojmë në Evropë me standardet evropiane

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot, disa komenteve në platformat sociale, në rubrikën “Sy m’sy”.