Rama: Hekurudha Tiranë -Durrës në 80% të punimeve, dorëzuam projektin e përzgjedhjes së gjurmës Shkodër- Gjakovë

Kryeministri Edi Rama e vuri theksin sot në konferencën për shtyp të fundvitit me gazetarët edhe tek ndërtimi i hekurudhave.


Kryeministri Edi Rama e vuri theksin sot në konferencën për shtyp të fundvitit me gazetarët edhe tek ndërtimi i hekurudhave.

Rama tha se “jemi në kushtet kur kemi filluar të ndërtojmë hekurudhat në Shqipëri. Hekurudha Tiranë-Durrës është në masën 80% të punimeve, kemi dorëzuar projektin paraprak në WBF, që është qendra që shqyrton dhe financon projektet për llogari të Bashkimit Evropian, projektin e përzgjedhjes së gjurmës hekurudhore Shkodër- Gjakovë, pra hekurudha Durrës-Prishtinë”.

“Për hekurudhë Vorë –Hani i Hotit është firmosur kontrata midis hekurudhës shqiptare dhe Bankës Evropiane për Rindërtim e Zhvillim. Hekurudha Rrogozhinë- Pogradec është dorëzuar projekti final dhe pritet granti i asistencës teknike nga WBF. Hekurudha Durrës-Rrogozhinë është mbyllur faza e dytë e prokurimit dhe në janar do të vijohet me negocimin e kontratës”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë informoi se “është dorëzuar drafti paraprak dhe projektimin dhe gjithë elektrifikimin e Korridorit 8 në funksion të hekurudhës”.

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipërinë do ta pasaportizojmë në Evropë me standardet evropiane

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot, disa komenteve në platformat sociale, në rubrikën “Sy m’sy”.

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Shqipërinë do ta pasaportizojmë në Evropë me standardet evropiane

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot, disa komenteve në platformat sociale, në rubrikën “Sy m’sy”.