Rama: Rishpallet gara ndërkombëtare për portin e ri të Durrësit

Kryeministri Edi Rama tha sot se për portin e ri të Durrësit është rishpallur gara ndërkombëtare për ndërtimin e tij.


Kryeministri Edi Rama tha sot se për portin e ri të Durrësit është rishpallur gara ndërkombëtare për ndërtimin e tij.

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama theksoi se kjo garë u rishpall, pasi në shpalljen e parë si rezultat edhe i një supervizimi shumë të fortë të vendosur, u gjetën pasaktësi.

“Bëhej fjalë për një numër të madh kompanish të mëdha ndërkombëtare dhe u rikthye për të saktësuar çdo gjë sepse do të jetë faktikisht për pas shumë e shumë vitesh një port i ri që nis nga e para dhe jo si zgjerim apo adaptim në Evropë se të gjithë portet e tjera janë porte që janë ndërtuar në shumë kohë”, u shpreh Rama.

“Ky do të jetë një port që do të nisë nga e para gjithë eksperienca nevojat e adresuara e bëjnë një vepër arti në fushën e infrastrukturës publike”, tha Rama.

“Jemi në terma shumë pozitivë edhe me NATO-n. Kërkesa jonë ka kaluar procesin e vlerësimit teknik, ka marrë vlerësimin më pozitiv dhe tani është në tryezën e vlerësimit strategjik se kështu janë stadet e vlerësimit”, tha Rama.

Lidhur me aeroportin e Vlorës, Rama tha se “ambicia është që sezonin e ardhshëm të fillojnë fluturimet e para”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipërinë do ta pasaportizojmë në Evropë me standardet evropiane

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot, disa komenteve në platformat sociale, në rubrikën “Sy m’sy”.

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Shqipërinë do ta pasaportizojmë në Evropë me standardet evropiane

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot, disa komenteve në platformat sociale, në rubrikën “Sy m’sy”.