Rama: Të ardhurat në buxhet u rritën me 9.7 miliardë lekë mbi planin

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se të ardhurat në buxhet janë rritur me 9.7 miliardë lekë mbi planin fillestar, një shumë e konsiderueshme kjo për buxhetin e Shqipërisë


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se të ardhurat në buxhet janë rritur me 9.7 miliardë lekë mbi planin fillestar, një shumë e konsiderueshme kjo për buxhetin e Shqipërisë.

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama solli fillimisht në vëmendje vlerësimet e institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare financiare mbi rritjen ekonomike të Shqipërisë.

“Në vitin që po lëmë pas Shqipëria është ngritur në vlerësimin e agjencisë globale të vlerësimit Standard & Poor’s në BB+, që është një stad i ri i vendit sipas kuotave të vlerësimit. Po ashtu edhe edhe nga agjencia tjetër Moody’s Shqipëria u ngrit në BA3 e qëndrueshme që është një stad tjetër. Këto janë institucione ndërkombëtare që kanë një profesionalizëm dhe përgjegjësi globale dhe këto çuditërisht nuk e reflektojnë frymën dhe tonin e shumë raportimeve që ekonomia dhe situata këtu është për revolucion. Nuk shihet asgjëkundi ndonjë shkak për revolucion, përkundrazi shihet kudo evolucion”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se janë rritur të ardhurat nga tatimet dhe doganat që janë të ardhura që reflektojnë rritjen e ekonomisë.

“Ndryshe nuk rriten të ardhurat në një vend që nuk rrit taksat. E kemi filluar qeverisjen në mandatin e parë me një zotim shumë të thjesht, ‘kush fiton më shumë do paguaj më shumë, kush fiton më pak do paguajë më pak’. Kemi rritur taksën për kompanitë e mëdha nga 10 në 15% dhe kemi zeruar taksën për biznesin e vogël që nuk e ka asnjë vend i rajonit, 0 taksë deri në 140 mijë euro xhiro dhe dhe 0 TVSH deri në 100 mijë euro xhiro”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se në momentin që nuk rriten taksat të ardhurat rriten se rritet ekonomia, rritet numri i bizneseve dhe punonjësve, rritet tregtia, pra rritet volumi i punës.

“Jemi në kushtet kur të ardhurat janë rritur përtej planit të cilin kur ne e vumë kishte një diskutim shumë intensiv edhe me FMN-së se ishte shumë ambicioz. Faktikisht jemi 9.7 miliardë lekë mbi planin fillestar. Kjo është një shumë e konsiderueshme për buxhetin e Shqipërisë. Në krahasim me vetëm vitin e mëparshëm jemi 31.6 miliardë rritje mbi planin, ose 316 milionë euro”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Tirana ndez dritat e Hanukkah! Rama: Hebrenjtë të mirëpritur. Peleg: Shqipëria, mike e madhe e Izraelit

Kryerabini Yoel Kaplan organizon ceremoni të posaçme në Tiranë për ndezjen e dritës së tetë të Festivalit të Dritave

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Tirana ndez dritat e Hanukkah! Rama: Hebrenjtë të mirëpritur. Peleg: Shqipëria, mike e madhe e Izraelit

Kryerabini Yoel Kaplan organizon ceremoni të posaçme në Tiranë për ndezjen e dritës së tetë të Festivalit të Dritave