Unaza e Madhe e Tiranës hapet sot, shkurton distancat dhe redukton trafikun

Unaza e Madhe e Tiranës, konsideruar një nga veprat infrastrukturore publike më të rëndësishme do të hapet sot për qarkullimin e automjeteve.


Unaza e Madhe e Tiranës, konsideruar një nga veprat infrastrukturore publike më të rëndësishme do të hapet sot për qarkullimin e automjeteve.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga Unaza ku janë kryer punimet e fundit, pak orë para hapjes së madhe.

Unaza e madhe e kryeqytetit pritet të ketë ndikim të madh në kryeqytetet, shkurtim të distancave, reduktim të trafikut, por edhe rritje të vlerës së pronës në zonat ku ajo kalon.

Me mbi 27 kilometër e gjatë dhe me shpejtësi lëvizjeje 90 km në orë, ky segment rrugor është financuar nga buxheti i shtetit ku përfundimi i ndërtimit të lot-eve shënon edhe bashkimin me segmentet e përfunduar tashmë, duke sjellë lehtësim të trafikut në kryeqytet.

Unaza e jashtme e Tiranës fillon në afërsi të Shkozës, duke zbritur në faqen veriore të Kodrës së Priftit, drejt zonës së Kinostudios. Më pas segmenti vazhdon drejt veriut, zbret drejt lumit të Tiranës e më pas bëhet bashkimi me segmentin Babrru – Bregu i Lumit – Kthesa Kamëz.

Burimi ATSH

MIRËMËNGJES

MIRËMËNGJES 😊

dhe me punimet e fundit në kantierin e Unazës së Madhe pak orë para hapjes së madhe në Tiranë, ju uroj një javë të mbarë 🫶

Posted by Edi Rama on Sunday, December 29, 2024

Lexo më shumë nga

Ekspozitë e mjeteve Retro në Fier

Qendra e Fierit u kthye sot në një ekspozitë të mjeteve Retro, ku 50 automjete retro zhvilluan një paradë në…

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ekspozitë e mjeteve Retro në Fier

Qendra e Fierit u kthye sot në një ekspozitë të mjeteve Retro, ku 50 automjete retro zhvilluan një paradë në…