Gonxhja për projektet e kulturës: Teatri Kombëtar në rrugë të mbarë, do ekspozojmë veprat arkeologjike nga gërmimet e TAP

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja foli për disa nga sfidat e institucionit që drejton i cili përfshin 3 ministri dhe ka një spektër të gjerë fokusimi.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja foli për disa nga sfidat e institucionit që drejton i cili përfshin 3 ministri dhe ka një spektër të gjerë fokusimi.

Në një intervistë televizive, Gonxhja tha se të mbash 3 ministri është sfidë e madhe.

“MEKI, është MEKA e rezultateve, kështu duhet ta kthejmë atë institucion. Stafi unë sot duhet të jetë 275 për të 3 portofolet. Kemi pasur vështirësi në rekrutim, staf, pagat kanë qenë të ulëta, tani zyrat tona janë në qendër të Tiranës, kjo për shumë arsye. Shpesh herë është e vështirë të bësh edhe mbledhje në një javë”, tregoi ai.

Sipas tij, Lira Pipa është e deleguar si ministre e Kulturës ndërsa mban pozicionin e zv.ministres.

Ai tha se, “e rëndësishme është të kemi njerëzit e duhur në vendin e duhur, kapitali human duhet të menaxhohet më mirë. Në çdo gjë që kam bërë deri tani e kam bërë me përgjegjësi të madhe”.

Më tej Gonxhja shpjegoi se, zv.ministri Enkelejd Musabelliu ka kryer skemën e pensioneve, reformën.

“Ne e kemi kthyer vëmendjen te pensionet”, shtoi ministri duke theksuar se 25 për qind e buxhetit të shtetit shkon te pensionet. “Qeveria nuk i rregullon dot gjërat me një të rënë të lapsit”, tha ai.

Gonxhja u ndal tek edukimi dhe kultura.

“Ne po përpiqemi ta zgjidhim problemin e Bibliotekës atje ku është por edhe me një qendër të madhe të librit. Po punojmë për një rikonceptim të Pallatit të Kulturës, para ndërtesës, brenda dhe pas. Atje ku është sot Galeria Kombëtare do të kemi atë që nuk e keni parë kurrë, pas proceseve tani na duhen njerëzit. 35 milionë euro kushtoi Teatri i Operas. Galeria e Re Kombëtare dhe Muzeu i saj janë hapësira të rikonceptuara. Qendra e Re Kombëtare për Fëmijë po ndërtohet pranë Parkut të Liqenit”, tha Gonxhja.

Ai theksoi se, “Teatri Kombëtar është duke ecur në rrugë të mbarë, jo çdo gjë duhet dhe mund të ndërtohet me buxhetin e shtetit. Po punojmë të ekspozojmë veprat arkeologjike të gjetura nga gërmimet e TAP-it. Filantropia do të jetë bazë e veprimeve tona në të ardhmen. Na duhet sa më shumë kulturë si strategji mbrojtëse”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Paketa e Maleve”, Gonxhja: 500 sipërmarrësit e parë, zero taksa për 10 vjet

Ministri i MEKI ftoi shqiptarët jashtë vendit, ta konsiderojnë këtë paketë një mundësi me vlerë

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Paketa e Maleve”, Gonxhja: 500 sipërmarrësit e parë, zero taksa për 10 vjet

Ministri i MEKI ftoi shqiptarët jashtë vendit, ta konsiderojnë këtë paketë një mundësi me vlerë