Borxhi publik në 2025 parashikohet të zbresë nën 56% të PBB

Për vitin 2025, buxheti do të zbatohet në përputhje të plotë me objektivat kryesore të politikës fiskale, duke synuar të kufizojë deficitin e përgjithshëm buxhetor në 2.6% të PBB-së dhe të ruajë një bilanc primar pozitiv, me qëllimin për të vijuar uljen e raportit të borxhit publik ndaj PBB-së, sipas pritshmërive aktuale poshtë nivelit 56% të PBB.


Borxhi publik në vitin 2025 parashikohet të zbresë nën nivelin 56% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ministria e Financave thotë se progresi në reduktimin e nivelit të borxhit publik ka ardhur falë masave të ndërmarra.

Për vitin 2025, buxheti do të zbatohet në përputhje të plotë me objektivat kryesore të politikës fiskale, duke synuar të kufizojë deficitin e përgjithshëm buxhetor në 2.6% të PBB-së dhe të ruajë një bilanc primar pozitiv, me qëllimin për të vijuar uljen e raportit të borxhit publik ndaj PBB-së, sipas pritshmërive aktuale poshtë nivelit 56% të PBB.

Rezultatet e deritanishme janë reflektuar edhe në përmirësimet e vlerësimeve të kreditit për vendin tonë, që janë dhe dëshmi të besimit të tregjeve financiare ndërkombëtare në qëndrueshmërinë dhe drejtimin që ka marrë ekonomia shqiptare.

Në prill 2024, S&P e ngriti vlerësimin e Shqipërisë nga “B+” në “BB-” dhe së fundmi, në tetor 2024, gjithashtu Moody’s e ngriti vlerësimin nga “B1, pozitive” në “Ba3, e qëndrueshme”.

Kufiri për rritjen vjetore të totalit ekzistues të stokut të borxhit të qeverisjes qendrore dhe atij të garantuar të qeverisjes qendrore në dobi të palëve të treta përfituese për vitin 2025, pa përfshirë efektete mundshme prej ndryshimit të kursit të këmbimit, është deri në 59 224 milionë lekë.

Për huamarrjen totale neto vjetore, përfshirë huamarrjen e brendshme dhe atë të huaj, deri në 58 224 milionë lekë dhe për rritjen vjetore të garancive të qeverisjes qendrore në dobi të palëve të treta përfituese deri në 1 000 milionë lekë.

Stoku i borxhit publik vlerësohet të arrijë në 1 463 257 milionë lekë, pa përfshirë efektet e mundshme prej ndryshimit të kursit të këmbimit

Konkretisht stoku i borxhit të qeverisjes qendrore 1 425 496 milionë lekë, stoku i borxhit të garantuar nga qeverisja qendrore 36 861 milionë lekë dhe stoku i borxhit të vetëqeverisjes vendore 900 milionë lekë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Paketa e maleve”, Gonxhja: Nxitje ekonomisë dhe turizmit malor

Ministri i MEKI: Ndiko në promovimin e produkteve “Made in Albania”

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Paketa e maleve”, Gonxhja: Nxitje ekonomisë dhe turizmit malor

Ministri i MEKI: Ndiko në promovimin e produkteve “Made in Albania”