Mbrojtja në 2025, rritje e pagave për ushtarakët dhe ringritja e industrisë ushtarake

Rivitalizimi i Industrisë Ushtarake, pritet të sjellë gjenerimin e të ardhurave brenda vitit 2025.


Buxheti i vitit 2025 për mbrojtjen parashikon një total prej 52,7 miliard lekësh, që përbën një rritje prej 4,6% krahasuar me vitin 2024.

Ky është një buxhet historik që shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe të sigurisë kombëtare.

Me këtë buxhet shpenzimet e Mbrojtjes rriten nga 215$ për frymë, në 219$ për frymë në vitin 2025.

Për vitin e dytë radhazi, Buxheti i Mbrojtjes mbetet mbi kufirin 2% të PBB, ndërkohë që mbi 20% e totalit të shpenzimeve i dedikohen investimeve në pajisje kritike dhe modernizim.

Për vitin 2025 totali i shpenzimeve kapitale vjen në rritje, duke kapur vlerën prej 28,2 miliard lekësh, ku shpenzimet kapitale me financim të huaj janë në masën 12,2 miliard lekësh.

Një nga prioritetet kryesore të buxhetit 2025 është rritja e pagave për personelin ushtarak.

Në këtë buxhet është parashikuar një rritje domethënëse mbi pagë, nga e cila përfitojnë rreth 6 mijë ushtarakë, ku rishtas përfitojnë rreth 2500 prej tyre.

Rritja e vijueshme e pagave e çon në 71% rritjen që nga viti 2021. Ky është një hap domethënës drejt arritjes së objektivit të qeverisë shqiptare për një trupë ushtarake të mirëpajisur, të mirëpaguar dhe të mirëstërvitur.

Buxheti siguron rreth 1 miliard lek, për strukturën rezerviste përgjatë vitit 2025, si një komponent i rëndësishëm, për t’iu përgjigjur në kohë nevojave dhe ndryshimeve të sigurisë rajonale dhe më gjerë.

Synimi është që deri në vitin 2030 ky komponent të përbëjë rreth 1/5 e Forcave të Armatosura ose në shifra 2100 forca.

Modernizimi dhe rritja e gatishmërisë operacionale, zë vendin më të madh të burimeve financiare me një peshë specifike prej 54,8% e Buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2025.

Ky buxhet siguron vijimësinë e 21 projekteve të modernizmit, që janë në zbatim e sipër dhe fillimin e 8 projekteve të reja në sisteme mbrojtëse për rritjen e reagimit të shpejtë të Forcave të Armatosura.

Një vëmendje kryesore në këtë projektbuxhet është edhe pjesa e emergjencave civile që në këtë buxhet, janë në vlerën 5,5 miliard lekë, duke njohur rritjen më të konsiderueshme të viteve të fundit.

Ringritja e Industrisë Ushtarake në vendin tonë, një proces tashmë i nisur, pritet të kthejë aftësitë zhvilluese dhe prodhuese, të municioneve, lëndëve plasëse dhe armatimit të lehtë, mbështetur në teknologjinë më të avancuar për prodhimin e tyre, për ta kthyer këtë industri në nivele konkurruese edhe për tregjet ndërkombëtare, është një tjetër pikë e këtij buxheti.

Rivitalizimi i Industrisë Ushtarake, pritet të sjellë gjenerimin e të ardhurave brenda vitit 2025.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Vengu: 1077 operacione nga AKMC gjatë 2024-ës, 5-fish më shumë Forca të Armatosura në terren

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka bërë sot një bilanc të punës së 12 muajve që lamë pas, të Agjencisë…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Vengu: 1077 operacione nga AKMC gjatë 2024-ës, 5-fish më shumë Forca të Armatosura në terren

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka bërë sot një bilanc të punës së 12 muajve që lamë pas, të Agjencisë…