Shqipëria konkretizon këtë vit kryerjen e transaksioneve brenda sistemit SEPA

Shqipëria pritet që këtë vit të konkretizojë kryerjen e transaksioneve të pagesave brenda sistemit SEPA, hap ky që do të sjellë uljen të ndjeshme të kostove të transfertave ndërkombëtare për qytetarët shqiptarët, brenda dhe jashtë territorit të vendit.


Shqipëria pritet që këtë vit të konkretizojë kryerjen e transaksioneve të pagesave brenda sistemit SEPA, hap ky që do të sjellë uljen të ndjeshme të kostove të transfertave ndërkombëtare për qytetarët shqiptarët, brenda dhe jashtë territorit të vendit.

Sipas vlerësimeve të kryera nga Banka e Shqipërisë, përfitimet ekonomike nga kryerja e pagesave me efikasitet më të lartë sa i përket kostove, kohës dhe sigurisë janë të mëdha dhe mund të arrijnë deri në 20 milionë euro në vitin e parë, për t’u rritur në mënyrë progresive në vijim.

Më konkretisht, duke u bazuar në eksperiencën e sistemit AIPS Euro, nëpërmjet të cilit Banka e Shqipërisë që nga fillim i operimit në janar të vitit 2022, i ka kursyer tregut shqiptar rreth 50 milionë euro, vlerësohet se impakti i anëtarësimit në SEPA do jetë dhe më i gjerë.

SEPA (Single Euro Payments Area – Zona Unike e Pagesave në Euro), është iniciativë e Bashkimit Evropian, e cila u mundëson individëve dhe bizneseve të bëjnë pagesa elektronike në Euro, në mënyrë të sigurt, të lehtë, dhe efikase, duke ndjekur rregulla të njëjta ndërmjet vendeve anëtare. Megjithatë, sot zona gjeografike SEPA shtrihet edhe jashtë vendeve të BE-së.

Në mbledhjen e datës 21 nëntor 2024, Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave mori vendimin të miratojë kërkesën e Shqipërisë dhe të Malit të Zi për anëtarësim e tyre në zonën gjeografike SEPA.

Kështu, Shqipëria u bë pjesë e grupit të parë të vendeve të Ballkanit Perëndimor që i bashkohet SEPA-s, si një parakusht për anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian.

Ky vendim shënon një hap shumë të rëndësishëm, jo vetëm për integrimin e tregut tonë financiar me atë evropian, por edhe të ekonomisë sonë, pa qenë ende anëtar i Bashkimit Evropian.

Në nivel kombëtar, ky anëtarësim nxit përfshirjen financiare, redukton përdorimin e parasë fizike, zgjeron produktet dhe shërbimet e pagesave, si dhe nxit zhvillimin e teknologjisë financiare.

Ndërsa në nivel ndërkufitar, ai nxit ndërveprimin tregtar dhe lëvizjen e flukseve monetare me Bashkimin Evropian. BE-ja është partneri tregtar kryesor i Shqipërisë, ku rreth 60% e tregtisë kryhet me vendet anëtare të saj dhe krijimi i lehtësirave financiare është domethënës për zgjerimin e shkëmbimeve tregtare.

Gjithashtu, pjesëmarrja në SEPA iu ofron bizneseve shqiptare qasje në tregun evropian prej 450 milionë banorësh, duke iu ofruar mundësi për zgjerimin e aktivitetit të tyre, rritjen e konkurrencës dhe përfitimin e risive.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Vengu: 1077 operacione nga AKMC gjatë 2024-ës, 5-fish më shumë Forca të Armatosura në terren

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka bërë sot një bilanc të punës së 12 muajve që lamë pas, të Agjencisë…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Vengu: 1077 operacione nga AKMC gjatë 2024-ës, 5-fish më shumë Forca të Armatosura në terren

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka bërë sot një bilanc të punës së 12 muajve që lamë pas, të Agjencisë…