Vëllimi i investimeve publike në vitin 2025, rritje me 11 miliardë lekë

Investimet publike për vitin 2025 janë planifikuar në masën 6,2% e PBB ose 161.8 miliardë lekë, duke përfshirë këtu dhe fondin e rindërtimit në shumën 5 miliardë lekë dhe 4.5 miliardë lekë financime të pritshme mbi bazë projektesh nga Plani i Rritjes me Bashkimin Europian.


Investimet publike për vitin 2025 janë planifikuar në masën 6,2% e PBB ose 161.8 miliardë lekë, duke përfshirë këtu dhe fondin e rindërtimit në shumën 5 miliardë lekë dhe 4.5 miliardë lekë financime të pritshme mbi bazë projektesh nga Plani i Rritjes me Bashkimin Europian.

Në planifikimin e investimeve për vitin 2025 Mjanë mbajtur në konsideratë të gjitha detyrimet kontraktuale për projektet e investimeve me financim të huaj dhe të brendshëm dhe do të ketë përparësi financimi i projekteve në vazhdim.

Në raport me buxhetin e rishikuar të vitit 2024, vëllimi i investimeve publike në vitin 2025 parashikohet me rreth 11 miliardë lekë më shumë.

Drejt arsimit parashikohet që për vitin 2025 shpenzimet totale të sektorit të jenë 85.3 miliardë lekë apo 3.3% në raport me PBB.

Shpenzimet e sektorit të shëndetësisë për vitin 2025 planifikohen të jenë në masën 76,3 miliardë lekë dhe rreth 2,9% të PBB-së ose rreth 4 miliardë lekë më shumë.

Buxheti 2025 do të financojë me prioritet këto politikat për mbështetjen e mbi 400 mijë qytetarëve në përgjigje të trajtimit të sëmundjeve kronike dhe impaktit post-Covid për rimbursimin e barnave falas nëpërmjet rritjes së financimit të skemës së rimbursimit me mbështetje 12,6 miliardë lekë nga 12 miliardë lekë të parashikuar në vitin 2024; programet e kontrollit mjekësor bazë për qytetarët 35-70 vjeç si dhe programeve të diagnostikimit të hershëm për tumoret që prekin gratë, nga të cilët do të përfitojnë analiza dhe kontrolle periodike falas mbi 492 mijë qytetarë në vit.

Gjithashtu parashikohen programet e mbrojtjes së shëndetit publik, nëpërmjet programit kombëtar të vaksinimit anticovid, vaksinimit ndaj gripit, programit të plotë të imunizimit të fëmijëve, nga ku pritet të përfitojnë mbi 190 mijë fëmijë dhe 250 mijë qytetarë. Ndërkohë shpenzimet për mbrojtjen sociale për vitin 2025 parashikohen të jenë 248.1 miliardë lekë ose rreth 9.5% e PBB.

Buxheti 2025 garanton rritjen e qëndrueshme të mburojës sociale për shtresat në nevojë, me fokus tek fëmijët, nënat më shumë fëmijë, të moshuarit dhe familjet.

Bujqësia do të përfitojë rreth 14,6 miliardë lekë në vitin 2025 ose 0,6% të PBB.

Skema kombëtare e fermerëve dhe e subvencionimit të naftës, me një fond total 4,3 miliardë lekë në vitin 2025 i cili parashikohet në rritje përgjatë 2026-2027 duke kulmuar në 5 miliardë lekë.

Në fushën e Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit synohet fuqizimi i sistemit të kontrollit dhe inspektimit, duke përfshirë të gjithë zinxhirin ushqimor nga ferma në tavolinë.

Në infrastrukturë synohet ndërhyrja në disa vepra.

Konkretisht në mirëmbajtjen sipas standardeve të sistemit rrugor në të gjithë territorin, me fond total për shpenzimet e mirëmbajtjes, prej 3 miliardë lekë. Parashikohet financimi i projekteve të rëndësishme, si zgjerimi i autostradës Tiranë – Durrës, segmentit Elbasan – Lekaj, bajpasi i Elbasanit dhe segmenti Berat – Ballaban.

Po ashtu, vijimi i zbatimit të projekteve koncesionare prioritate si Rruga e Arbrit, Rruga Orikum-Dukat, bajpasi Porti i Jahteve, si dhe rruga Milot-Morinë.

Furnizimi me ujë të pijshëm në masën 100% për zonën urbane dhe 80% për zonat rurale, si dhe vazhdimi i ndërtimit të projekteve ekzistuese dhe të reja në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve në vlerën totale prej 11, 3 miliardë lekë.

Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës – Terminali pasagjerëve Tiranë dhe ndërtimi i linjës hekurudhore Tiranë – Rinas.

Investime janë parashikuar edhe për sektorin e infrastrukturës dixhitale.

Parashikohet mirëmbajtja e rreth 120 sistemeve qeveritare, me kosto rreth 3.9 miliardë lekë për vitin 2025.

Financohen po ashtu, projekte të ndryshme për infrastrukturën digjitale dhe sigurinë kibernetike me një fond total prej 3.8 miliardë lekë.

Lidhur me procesin e rindërtimit nga tërmeti i vitit 2019, fondi i planifikuar për vitin 2025 kap vlerën e 5 miliardë lekëve.

Për sa i përket sektorit të mbrojtjes garantohet respektimi i angazhimit të shtetit Shqiptar ndaj NATO-s për mbajtjen e shpenzimeve për sektorin e mbrojtjes në nivelin 2% të PBB.

Në vitin 2025, Ministria e Mbrojtjes do të përfitojë rreth 52.4 miliardë lekë ose rreth 2.2 miliardë lekë më shumë se plani i rishikuar i vitit 2024.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Vengu: 1077 operacione nga AKMC gjatë 2024-ës, 5-fish më shumë Forca të Armatosura në terren

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka bërë sot një bilanc të punës së 12 muajve që lamë pas, të Agjencisë…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Vengu: 1077 operacione nga AKMC gjatë 2024-ës, 5-fish më shumë Forca të Armatosura në terren

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka bërë sot një bilanc të punës së 12 muajve që lamë pas, të Agjencisë…